Tuesday, August 14, 2012

Si të ushqehemi shëndetshëm


Si të ushqehemi shëndetshëmTIRANE-Është shumë e rëndësishme që të përzgjedhim ushqimet më të shëndetshme për organizmin tonë. Këtë duhet ta bëjmë pavarësisht planeve të momentit për t'u dobësuar apo shëndoshur. Duhet të jemi të informuar për ushqimet që na bëjnë mirë dhe për ato që janë të dëmshme. Pasi ta kemi bërë këtë, nuk është fare e vështirë, mjafton vetëm të konsumojmë ato më të shëndetshmet e të heqim dorë një herë e përgjithmonë nga patatet e skuqura apo ëmbëlsirat me shumicë. Më poshtë do të mund të lexoni edhe arsyet pse.

Frutat dhe perimet më ushqyese Është e nevojshme të hani një shumëllojshmëri frutash dhe zarzavatesh çdo ditë për të përfituar maksimumin e lëndëve ushqyese, kështu që mos ngurroni të ushqeheni ndryshe dhe në mënyrë të pasur. Nëse parapëlqeni zarzavatet, hidhini një sy dietës së mëposhtme:
Brokolit janë një burim fantastik i pashtershëm me vitaminë C, betakarotinë, acidi folik, hekuri dhe potasi. Përmbajnë gjithashtu përbërës të quajtur indolë, që ndihmojnë në parandalimin e kancerit. Të freskëta apo të kaluara në mikrovalë sepse po të ziejnë, ato i humbin vlerat që ofron vitamina C.
Shpargu është një ushqim çudibërës me veti të spikatura mjekësore. Shpargu është i pasur në acid folik dhe vitamina C, E dhe betakorotinë.
Lakra e bardhë është një tjetër ushqim i pasur në vitamina C, K, E dhe potas. Përmban gjithashtu betakarotinë, fibra, tiaminë dhe të tjera substanca për parandalimin e kancerit.

Kur sheqeri është i tepërt Kujdes nga niveli i yndyrnave në një ushqim sepse yndyrnat kanë tendencë të shndërrohen në sheqer. Sheqeri nuk përmban nutrientë, por vetëm kalori. Specialistët e të ushqyerit konsiderojnë si sheqerna të tepërta ato që gjenden në produkte si ëmbëlsirat dhe këto duhet të kontrollohen që të mos japin më shumë se 10 % të kalorive ditore, pra që do të thotë të mos konsumohen më shumë se 200 kalori nga këto lloj ushqimesh të ëmbla. Një lugë çaji me sheqer përmban rreth 16 kalori dhe një gotë e madhe me lëng përmban rreth nëntë lugë sheqer, pra 144 kalori të panevojshme. Hiqni dorë nga sheqernat e panevojshme dhe zëvendësojini ato me fruta të freskëta ose me nënprodukte të frutave dhe të sheqernave të përfituara prej tyre.

Kaloritë që nevojiten në një ditë
Mesatarja për një grua është rreth 2000 kalori në ditë, por nevojat për kalori mund të ndryshojnë në mënyrë dramatike sipas llojit të jetës që ju bëni dhe sa aktive është ajo. Nga 20 deri 50% e nevojave tuaja ditore për kalori janë të përcaktuara nga veprimtaria fizike. Pjesa tjetër harxhohet nga funksionet e tjera bazë të organizmit, si: Frymëmarrja, qarkullimi i gjakut dhe funksionimi i qelizave.

Fast food-i, i dëmshëm për shëndetin Patatet e fërguara kanë vitaminë C, por mos kaloni në eufori, sepse disa fast food-e shtojnë sheqerna në patatet e tyre të fërguara, si dhe shtojnë yndyrna në sanduiçët apo byrekët me mish. Disa nga ushqimet e tyre mund të përmbajnë më shumë se 20 lugë sheqerna dhe disa përmbajnë më shumë se gjysma e sasisë ditore të kripës që ju duhet të merrni.
Fast food-i është vërtet i keq për shëndetin tuaj nëse ju ekskluzivisht merrni ushqime të fërguara dhe të shtuara me yndyrna dhe sheqerna.
Mishi i mbushur me antibiotikë
Ka një shqetësim në rritje rreth përdorimit në sasi të mëdha të antibiotikëve në prodhimin e mishit dhe efektet e mundshme të tyre në shëndetin e njeriut. Shumë nga fermat që merren me rritjen e bagëtive i ushqejnë këto me antibiotikë përditë për të pasur një peshë më të madhe të bagëtive dhe për të luftuar sëmundjet e mundshme te kafshët. Frika që ekziston lidhet me faktin se mbidozat e antibiotikëve mund të çojnë në krijimin e viruseve të fuqishme dhe shumë rezistente ndaj antibiotikëve dhe këto viruse mund të infektojnë njerëzit. Hani mish organik sa më shumë që të jetë e mundur!

A janë frutat dhe zarzavatet organike më të ushqyeshme?
Kjo temë është tepër e debatueshme në disa nga fermat që i prodhojnë këto, por kërkimet e fundit të bëra nga shoqatat për ushqime organike tregojnë se këto janë me të vërtetë tepër të ushqyeshme dhe kanë nivele shumë më të larta të vitaminës C, magnezit, hekurit dhe fosforit.
Spinaqi, sallata jeshile, lakra e bardhë dhe patatet treguan qartë nivele më të larta lëndësh ushqyese, nga 10 deri 50% më shumë vlera ushqimore. Supat e përgatitura nga zarzavatet organike përmbajnë nivele të larta të acidit salici, i cili ndihmon në luftimin e arteriosklerozës dhe kancerit të zorrëve.

Dieta perfekte
Shkencëtarët nuk kanë përcaktuar ende se çfarë përfaqëson një dietë perfekte sepse çdo vit që kalon nxjerr në pah prova të reja për ushqimet që janë potencialisht të dëmshme ose ushqimet që kanë efekte shëruese. Shkencëtarët amerikanë mendojnë se një piramidë ushqimore e mbështetur te drithërat, frutat, zarzavatet, peshku dhe mishi i shpendëve (më tepër sesa mishi i kuq), si dhe sasi të kujdesshme yndyrnash dhe sheqernash mund t'ju ushqejë ju në mënyrën më të shëndetshme. Për një grua aktive këshillohet si menu ideale kjo e mëposhtmja:
Mëngjes: Një banane dhe luleshtrydhe të ëmbla, një fetë bukë e zezë me margarinë luledielli dhe mjaltë. Dreka: Sallatë peshku dhe zarzavatesh dhe kivi si frut. Darka: Pulë me bizele, patate të pjekura dhe sallatë jeshile. Ëmbëlsirë petull me reçel frutash. Pini pa kursyer ujë, lëng zarzavatesh jeshile dhe sallatë, çaj vegjetal dhe lëng limoni. Mund të merrni edhe pak alkool dhe pak produkte çokollate. Dikush që bën një jetë tepër aktive ka nevojë t'i shtojë dietës së tij më shumë kalori.

Ushqimet midis vakteve
Provoni një gotë kos natyral me pak fruta të thata ose drithëra. Këto janë produkte shumë të ushqyeshme midis vakteve. Mund të përdoret dhe një sasi e vogël bajamesh pa kripë, të cilat shtojnë tek ju acidet dhe vitaminën E. 

No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon