Friday, August 31, 2012

Si të dobësohen meshkujt vetëm për pesë ditë

TIRANË- Nëse shëndeti i tepërt është problem veça- nërisht për vajzat, të cilat duan të jenë gjithmonë në formë dhe linja perfekte kjo ndodh edhe me meshkujt. Ka shumë prej tyre të cilët duan të heqin kilet e tepërta për të pasur një trup të bukur dhe të shëndetshëm. Për t’u dobësuar sa më shpejt edhe për meshkujt ka një dietë specifike. Në pesë ditë mund të arrijnë rezultate të kënaqshme duke konsumuar shumë fruta, kafe dhe mish pule. Ja se çfarë duhet të hani në pesë ditë.
Dita e parë
Mëngjesi është një nga vaktet që nuk duhet refuzuar në asnjë mënyrë. Ai është i rëndësishëm sepse merren kaloritë për të vazhduar aktivitetet e ditës. Kështu në ditën e parë konsumoni një mëngjes me shumë fruta të freskëta, një fetë bukë të thekur si dhe kafen e zakonshme, por pa përdorur fare sheqer. Në drekë mund të konsumoni mish viçi ose pule të ftohtë. Mund të pini kafe ose çaj më pas, por pa sheqer. Uji duhet përdorur vazhdimisht. Ndërsa në darkë rekomandohet peshk, por jo i skuqur, pak perime si dhe një pije mundësisht pa sheqer. Në vend të saj mund të konsumoni edhe fruta.
Dita e dytë
Edhe në ditën e dytë mendohet të jetë i njëjti mëngjes i ditës së parë, sa më shumë fruta dhe kafe. Në drekë supë me perime dhe fruta si pjeshkë, dardhë, mollë dhe shumë ujë. Në darkë mund të konsumoni mish jo të majmë, si pule ose gjeli, të shoqëruar me sallatë.
Dita e tretë
Mëngjesi në ditën e tretë duhet zëvendësuar me vezë të zier si dhe bukë të thekur. Më pas duhet shoqëruar me kafe e cila mund të ketë fare pak sheqer. Në drekë vazhdoni të konsumoni një sallatë, por kësaj radhe me peshk, kryesisht me salmon dhe ton, disa feta limoni, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë sipas dëshirës. Ndërsa darka përsëri do të ketë shumë perime fruta dhe ujë ose pije pa sheqer.
Dita e katërt
Mëngjesi i ditës së katërt vazhdon të jetë me shumë fruta, pak bukë të thekur dhe qumësht në vend të ujit. Në drekë do të hani djathë pa shumë yndyrë, dy vezë të gatuara me shumë pak vaj, perime, një fetë bukë të thekur, kafe pa sheqer si dhe shumë ujë. Në darkë mund të konsumoni fileto pule ose rosto me perime, çaj pa sheqer dhe ujë. Sugjerohet me tepër mishi i pulës, sepse është më i lehtë.
Dita e pestë
Në mëngjesin e ditës së pestë mund të përdorni pak qumësht të përzier me kafe ose çokollatë me pak sheqer, si dhe fruta të freskëta të stinës të shoqëruara me një fetë buke të thekur ose të zakonshme. Dreka do të jetë disi e varfër sepse do të ketë vetëm fruta të stinës, si dhe kafe apo lëngje me bollëk. Në darkë mendohet të konsumoni rosto me mish pule ose gjeli, perime të gjalla dhe fruta. Ditët e tjera mund të hani normalisht, por pa abuzuar me sheqerin, kripën apo mishin. Është një dietë që duhet respektuar të paktën për dy javë për të ndjerë rezultatin e dëshiruar.
Çfarë mund të hani gjatë dietës
Mish pa dhjamë, salcë sallate, uthull dhe limon, peshk jo të majmë, djathë pa yndyrë, bukë të zezë, vezë, perime dhe fruta të freskëta, kafe pa sheqer dhe ujë.
Çfarë nuk duhet të hani gjatë dietës
Brumëra, salcë, vaj, gjalpë dhe pasta.

Thursday, August 30, 2012

Shkodër, vritet në pritë babai, plagoset i biri për hasmëri

SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës. Babë e bir janë qëlluar me breshëri automatiku rreth orës 17:00 në derën spitalit të qytetit të Shkodrës.

Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën Frederik Marku 45 vjec dhe është plagosur rëndë djali i tij, Jurgen Marku 22 vjeç.

Policia e mbërritur në vendngjarje, sqaron se shkak për vrasjen mund të jetë bërë një konflikt hasmërie. Policia e qytetit verior saktësoi pak minuta pas ngjarjes se, autorët e krimit iu kanë zënë pritë viktimës dhe djalit të tij, të cilët udhëtonin së bashku në një Fuoristradë me targa të Tiranës 3413T.


Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të dy viktimave, ndërsa policia sqaron se trupat e tyre janë gjetur tek dera e Maternitetit, vendi ku i kanë zënë pritë. Fillimisht u dyshua se babë e bir kishin vdekur në atentat, por 22-vjecari dha shenja jete në reanimacion.

Dyshohet se në vrasjen e tyre janë përfshirë disa persona, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motorr, menjëherë pas atentatit. Policia i ka identifikuar ata dhe i ka shpallur në kërkim. Blutë e qytetit të Shkodrës bëjnë me dije se viktima njihet si person me precedent penal.

Ronaldo dhe Messi refuzojnë të përshëndeten (Video)


Superkupa e Spanjës tashmë e ka vendin e vet, dhe ai është në vitrinat e Santiago Bernabeut, pasi gjiganti Real Madrid e fitoi ndeshjen kthyese me rezultat 2:1, ku protagonistë ishin askush tjetër pos dy futbollistët më të mirë të planetit, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.
Ronaldo ishte ai i cili realizoi golin e dytë për Real Madridin pas një tejkalimi legjendar, i cili do të mbetet në kujtesë të të gjithëve, sidomos të Piques.
Messi nga ana tjetër mbajti në lojë ekipin e tij, duke realizuar një gol të rallë nga gjuajtja e lirë. Shumë lojtarë kanë shënuar gola, por i Messit dallon nga ana teknike e realizimit të goditjes. Thjesht ishte goditje e përkryer tipike për një mjeshtër me top.
Në fund, Real Madridi triumfoi pas një ndeshje mjaft të vështirë, por të fituar me plot meritë, dhe në fund sigurisht se lojtarët duhet të ndërrojnë fanellat e të përshëndeten.
Ronaldo dhe Messi këtë gjë nuk e bënë. Që të dy për një moment në të njëjtën kohë u takuan teksa po përshëndeteshin me gjyqtarët dhe shmangën njëri-tjetrin në mënyrë mjat kontraverse. Ata u përshëndetën me të gjithë lojtarët tjerë rivalë, por njëri me tjetrin refuzuan ta bëjnë këtë.
Tashmë pritet të ngriten zërat për një rivalitet personal të dy yjeve më të mëdha të dy klubeve më të mëdha në Spanjë, të cilat ashtu-kështu kanë rivalitet të jashtëzakonshëm. Messi dhe Ronaldo luftën pritet ta zhvendosin në Zurich në janar, ku njëri prej tyre pritet të fitojë Topin e Artë për këtë vit.

Wednesday, August 29, 2012

Kim Kardashian e gatshme për t’u martuar (foto)

Edhe pse akoma nuk e ka finalizuar shkurorëzimin nga Kris Humphries, me të cilin ishte e martuar vetëm 72 ditë, duket se Kim Kardashian mezi pret të martohet sërish. Ylli televiziv qe disa muaj është në lidhje me reperin Kanye West, megjithatë martesa nuk është një temë që flitet mes tyre.Sido që të jetë, bukuroshja ka vendosur në Twitter një fotografi e veshur me fustan të bardhë.Shumëkush e ka komentuar këtë si shenjë ndaj West, se ajo është e gatshme për t’u martuar.

Edhe pse akoma nuk e ka finalizuar shkurorëzimin nga Kris Humphries, me të cilin ishte e martuar vetëm 72 ditë, duket se Kim Kardashian mezi pret të martohet sërish.
Ylli televiziv qe disa muaj është në lidhje me reperin Kanye West, megjithatë martesa nuk është një temë që flitet mes tyre.

Sido që të jetë, bukuroshja ka vendosur në Twitter një fotografi e veshur me fustan të bardhë.

Shumëkush e ka komentuar këtë si shenjë ndaj West, se ajo është e gatshme për t’u martuar

LG hedh në treg telefonin e fuqishëm Optimus G LTE


LG ka shpalosur telefonin e saj të fundit inteligjent Optimus G, një telefon me sistem Android-i dhe me lidhje të fuqishme 4G LTE.
Pajisja ka një ekran me prekje 4,7 inç, 1280 x 768 pikselë, procesor 1,5 GHz quad-core, bateri 2100 mAh, RAM 2 GB dhe kamera të pasme 13 megapikselë.
Ekrani është jashtëzakonisht i hollë (i tërë aparati është vetëm 8.45 mm i trashë), i cili nënkupton se përdor të njëjtën teknologji in-cell si ekranet, që LG-ja raporton se po prodhon për iPhone-in e ardhshëm të Apple-it.
Pajisja, e cila do të ketë sistem Android Ice Cream Sandwich, është planifikuar të dalë në Kore muajin e ardhshëm dhe nga fundi i vitit do të jetë i gatshëm në mbarë botën.

Maikon në trenin Inter-City

Pas portierit Julio Cezar nje tjeter hero i tripletes interiste merr rrugen drejt Anglise. Behet fjale per Maicon i cili eshte shume afer arritjes se marrevshjes me Mancester Sitin.
Akordi me lojtarin tashme eshte arritur dhe tani pritet qe te gjene akordin dhe dy ekipet, ku per 6-6.5 miline euro cdo gje mund te mbyllet

Këshilla të vlefshme, për të qëndruar në formë edhe pas pushimeve


Pushimet përfunduan dhe ju ndjeheni mirë dhe nuk doni të ndryshoni fizikun tuaj?

Me rikthimin e së përditshmes nuk dëshironi të riktheni edhe kilogramët e humbur në trupin tuaj pasi rezultati i të qenurit në formë të mirë fizike ju pëlqen dhe dëshironi të mbani të njëjtin ritëm?

Qetësohuni, nuk është e nevojshme t’i riktheheni dietës strikte, mjafton të respektoni rregullat e mëposhtëm për pesë ditë në javë dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Keni ende dëshirë për të ngrënë akullore?

Shumë mirë, përgatisni një drekë me vitamina të përbërë nga fruta dhe krem, e në këtë mënyrë kujtoni në mënyrë perfekte shijen e akullores.

Nuk keni mundësi të kryeni aktivitete të ndryshme fizike?

Atëherë mjafton të hipni e të zbrisni disa herë shkallët e apartamentit ose mjafton të ecni gjysmë ore në ditë për të kompensuar aktivitetin fizik.

Është e këshillueshme gjithashtu të pini rreth një litër e gjysmë ujë në ditë.

Përdorni në ushqimet tuaja vetëm dy lugë vaj.

Nëse keni uri atëherë konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.

Kujdes përdorimit të kripës, sepse ndihmon për shtimin në peshë. Nëse ju pëlqen ushqimi i veçantë atëherë është e këshillueshme të përdorni erëza të ndryshme.

83-vjeçari që kaloi 63 vite në fluturim

Ron Akana ka hyrë në librin e rekordeve "Guinness", pasi siç shkruan britanikja "Dailymail" ka kaluar plot 63 vjet në fluturim. 83-vjeçari është personi që ka shërbyer më së shumti në historinë e aviacionit.

Udhëtimi i tij i fundit ishte ai i javës së kaluar nga Denver në Kauai. Akana nisi të punonte në kohën kur ishte student në Universitetin e Hawaiit, në vitin 1949, kur shokët e tij panë një lajmërin në gazetë.

"Nuk e dinim as se çfarë pune ishte. Dukej shumë emocionuese, por në të vërtetë ishte shumë më tepër",-thotë ai, teksa shton se edhe e bija po ecën në të njëjtën rrugë

Rob Kardashian mes dy "zjarresh"

Mediat amerikane po shkruajnë cdo ditë e më shumë për një lidhje mes Rob Kardashian dhe kënmgëtares Rihanna pasi të dy janë parë derisa argëtoheshin bashkë në park. Edhe pse Rob nuk e ka mohuar faktin se ka dalë me Rihanna-n, duke thënë se arsyeja e takimit të tyre ka qenë shumë rastësore pasi të dy kanë qenë të ftuar në ditëlindjen e një miku të përbashkët ai nuk ka pranuar edhe lidhjen e tij me Ritën.



Në pyetjen se çfarë po ndodh mes tyre, Rob tha:
“Unë jam vetëm fans i saj. Vetëm fans dhe asgjë më shumë”.
Supozohet se Rita të ketë kërkuar diçka të tillë pasi që duke qenë në fillimin e karrierës së saj, asaj i konvenon më shumë të jetë beqare sesa e lidhur

Lady Gaga Vishet si ......


Ka veshur gjithmonë kostume të çuditshme kështu që nuk ishte një habi e madhe për fansat në Finlandë kur Lady Gaga doli nga hoteli e veshur si një korb i madh. 
Këngëtarja kishte veshur një fustan të zi të gjatë, një pelerinë të zezë dhe në kokë kishte vënë një kapelë me pupla të zeza që i mbulonte pothuajse krejtësisht fytyrën.

Lady Gaga ndodhet në Helsinki në kuadër të turit të saj botëror ‘Born This Way’ dhe duket se ka dashur të tërheqë sa më shumë vëmendje duke marrë parasysh se do të qëndrojë shumë pak në vendin nordik.

Tuesday, August 28, 2012

Pesë ushqimet me yndyrë, prej së cilave humbet në peshë!


Edhe pse ndoshta kjo mund të tingëllojë çuditshëm, studime të shumta kanë treguar se disa yndyra ndihmojnë në heqjen e kilogramëve dhe se nuk duhet shmangur ato. Ju sjellim pesë ushqime të tilla:
1. Gjedhi i ushqyer me bar
Edhe pse është shtrenjtë, shpaguhet. Studimet tregojnë se gjedhi i ushqyer me bar posedon më shumë acide omega-3, të cilat zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, Pos kësaj, është i pasur me pak kalori.
2. Vaji i ullirit
Përveçse është i pasur me polifenole që mbrojnë nga kanceri, ky vaj posedon yndyrat që forcojnë zemrën. Sipas studimit të fundit, vaji i ullirit është i dobishëm edhe në heqjen e shëndetshme të kilogramëve. Ushqimi i pasur me vaj ulliri sjell sasi më të lartë të adiponektinës sesa vetë dietat e bazuara në karbohidrate apo proteina. Përndryshe, adiponektina është hormon, i cili shkatërron yndyrat në trup.
3. Kokosi
Studimi, në të cilin kishin marrë pjesë shumë nutricistë dhe mjekë të njohur, ka vërtetuar se vaji i kokosit zvogëlon mbipeshën në hapësirën e stomakut. Gjysma e pjesëmarrësve në hulumtim për kishin konsumuar dy lugë vaj kokosi derisa gjysma tjetër kishte marrë vaj të sojës. Edhe pse pjesëmarrësit nga të dyja grupet kishin humbur në peshë, ata që kishin konsumuar vaj kokosi kishin pësuar shkrirje të kënaqshme të dhjamit përreth belit.
4. Çokollata e zezë
Hulumtimet tregojnë se ata që dy orë para shujtës kishin konsumuar çokollatën e errët 17% më pak kishin konsumuar kalori, në krahasim me ata që kishin konsumuar çokollatën me qumësht. Arsyeja? Çokollata e zezë qëndron më gjatë në sistemin tretës, prandaj edhe krijon ndjenjën e të qenit ngopur.
5. Gjalpi prej bademit
Studimi, i kryer nga “International Journal of Obesity and Related Metabolic Disorders”, ka zbuluar rezultate të pabesueshme. Pjesëmarrësit ishin ndarë në dy grupe, njëri kishte aplikuar dietën me pak yndyrë (18%), derisa tjetri ishte në dietë me yndyra mesatare (39%). Për habi, grupi i dytë kishte humbur më shumë në peshë në krahasim me të parin, megjithëse të dy grupet kishin konsumuar numrin e njëjtë të kalorive. E, që gjithçka të jetë më mirë, grupi i dytë kishte arritur një zvogëlim të belit për 50 %.

Rihanna tregon shumë ….. (Foto)


Pas dy darkave të kaluara krejt e vetme, Rihanna është fotografuar rrugëve të Los Anxhelos me një mikeshën e vet, duke shkuar për të bërë shopping. 24-vjeçarja ishte veshur si një gjimnaziste, me një minifund të shkurtër dhe një bluzë në formë kanatiere akoma më të shkurtër, e cila tregonte shumë, duke qenë se këngëtarja nuk ka pasur as reçipeta.

Ja pse Kim Kardashian është në Burg!


Nuk është një pamje e zakonshme që jemi mësuar ta kemi përballë në të cilën Kim Kardashian shkëlqen mbi tapetin e kuq ose reklamon format trupore të bëshme në bikini buzë detit. Në fakt ajo në seritë e fundit të “Drop Dead Diva” ka përfunduar në anën e kundërt të ligjit. Bruneja seksi e famshme tani në të gjithë botën është shfaqur në këto skena në burg pas hekurave.Një mundësi që kushdo të shoh se si dukej një burg nëse brenda tij do të ishte Kim Kardashian.

Barcelona zbarkon ne Tirane, gati miqësorja kunder...

Gjashtë zyrtarë të skuadrës katalane kanë ardhur për negociata në kryeqytet Përfaqësues të klubit të mirënjohur spanjoll, Barcelona ndodhen në Tiranë për të gjetur akordin për zhvillimin e një miqësoreje në Shqipëri, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Gjashtë zyrtarë të skuadrës katalane, mes të cilëve drejtori teknik, shefi i zyrës së shtypit apo edhe menaxheri i yllit argjentinas, Lionel Mesi u priten në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Më pas, ata do të vëzhgojnë nga afër stadiumin “Qemal Stafa”, i cili do të jetë impianti ku pritet të zhvillohet miqësorja e luksit, e cila do të shndërrohet në një festë futbolli për të gjithë vendin. Për momentin është e konfirmuar miqësorja ndërmjet Flamurtarit dhe Seviljas, që do të luhet më 9 shtator në impiantin më të madh në vend, ndërsa mbeten ende për t’u mësuar detajet e zbarkimit të Barcelonës.
Gjithçka pritet të mësohet në orët në vazhdim, në një konferencë për shtyp të drejtuesve të klubit të Barçës, ndërsa paraprakisht përflitet se miqësorja mund të zhvillohet kundër një ekipi miks me futbollistë shqiptar, ose përballë një skuadre të veçantë, ku alternativa janë Tirana, Vllaznia, Flamurtari, apo Skënderbeu.

Kanella balancon nivelin e sheqerit në gjak



Antioksidantët e  kanellës  ndihmojnë trupin  të balancojë nivelin e sheqerit në gjak.
Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.
Sipas studimeve, u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, jo vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
Mund ta konsumoni me qull tërshëre ose mollë të prerë.
Shkopinjtë nga kanella mund t’i shtoni në çaj për shije të mirë.

Rita Ora vuan nga...


Lajme Vip-Rita Ora ka një fobi shumë të veçantë, ajo tmerrohet secilën herë kur duhet të shkojë në tualet.
Këngëtarja shqiptare e cila jeton dhe po ndërton karrierë të suksesshme në Britani, ka frikë se diçka e ligë fshihet nëpër gypat e tualetit, secilën herë që shkon atje.
“Gjithmonë kur shkoj në tualet më duket se diçka do të dalë nga poshtë. Kjo gjë më vjen kur mendoj se ai gyp duhet të fillojë nga diku dhe ndonjëherë mendoj, “Çka nëse diçka del nga tualeti’?”.
“Kjo është një prej gjërave që më frikëson. Gjithmonë sigurohem të ketë dritë kur shkoj në tualet”, ka thënë Rita për The Sun.

Refuzoi të bënte seks, 30-vjeçarja e plagos me thikë



Nicolae Stan është një taksist nga Rumania, i cili tha se ra viktimë i një sozie të Angelina Jolie.
Stan tha se gruaja e bukur e kërcënoi me thiktë kur ai refuzoi të kryente me të marrëdhënie seksuale… për të tretën herë rresht!
Taksisti u tha autoriteteve vendase se klientja e tij bukuroshe e kishte kërcënuar dhe dy herët e para.

Bëhet fjalë për 30-vjeçaren Luminita Perijoc, e cila fillimisht i kërkoi ta ndihmonte duke i transportuar valixhet në shtëpinë e saj, por më pas mbylli portën me taksistin brenda në shtëpi…

Sunday, August 26, 2012

Yjet e TOWIE festojnë si të "çmendura" (FOTO)

Ajo ka qenë një nga personazhet integrale për serinë e gjashtë dhe të fundit The Only Way Is Essex, por njoftoi të mërkurën se ajo ka ndaluar pirjen e duhanit duke treguar se është gati për sipërmarrje të tjera.
Por 25 vjeçarja dhe protagonistja Lauren Goodger, është parë në mbrëmjen e saj të lamtumirës nga ky program në veprimet e saj më të çmenduara si ajo merr rrugën për të shkuar në shtëpi pas festës.
Fotot flasin vetë se si ajo bashkë me shoqet e saj dhe koleget kanë festuar nën efektin e alkoolit i cili duket se i ka dhuruar edhe ndjenjën e kënaqësisë.

Lauren Goodger
Lauren Goodger

Microsoft ndryshon logon


Microsoft ndryshon logon
Microsoft vendos të ndryshojë logo, pas 25 vitesh. Lajmi njoftohet nga vetë gjiganti i produkteve kompjuterike nëpërmjet faqes zyrtare në internet, si dhe nëpërmjet Facebook. 

“Në prag të lëshimit të një sërë produktesh, ndër më të rëndësishmet në historinë e Microsoft, publikojmë sot logon e re të kompanisë”, thuhet në njoftimin e Microsoft.

“U bënë plot 25 vite që nga ndyrshimi i logos dhe ne mendojmë që tashmë është koha e duhur për të ndryshuar sërish. Ky është një vit tepër i rëndësishëm për Microsoft, vit ku ne po përgatitemi të hedhim në treg Microsoft Windows 8, Windows Phone dhe disa shërbime të tjera të Xbox si dhe versionin e ri të Office”, thuhet më tej në komunikatën e Microsoft.

Logo e re e kompanisë më të madhe në sistemet e operimit kompjuterik është ndërtuar mbi identitetin e së vjetrës, me katër ngjyra, të kuqe, jeshile, blu dhe të verdhë. Ndryshimi qendron se në logon e re, katër kuadratet janë uniforme, pa dallgëzime që i jepnin trajtën e flamurit logos së përdorur deri më tani, si dhe në sistemin e operimit Windos 8, ku ngjyra e përdorur është vetëm e kaltra.

14 vjet në burg i pafajshëm


14 vjet në burg i pafajshëm
Një ish-polic në Ohajo, SHBA, pritet të lirohet pas 14 vitesh i burgosur në mënyrë të gabuar për vrasjen e ish-gruas së tij. 

Javë provat gjenetike ato që mbështesin tashmë të dënuarin me burgim të përjetshëm, Doug Prade, që në momentin kur iu komunikuan rezultatet e analizave shpërtheu në lot të papërmbajtur në qelinë e izolimit.

Siç rrëfeu 66-vjeçari, në historinë publikuar të dielën nga shtypi amerikan, jeta e tij nuk mund të jetë kurrë më e njëjtë, por “të jetoje i kyçur në një qeli, me dijeninë se vrasësi që më mori njeriun që doja dhe më shkatërroi jetën time ishte i lirë, ishte një dhembje tjetër shumë më e madhe se vetë burgimi për t’u përballuar”.

Tashmë, Prade pritet të fitojë lirinë brenda tetorit, pasi provat gjenetike rrëzojnë faktet e fajësisë, në bazë të të cilave ai u dënua dhe gjykatësi do të jetë i detyruar ta lërë të lirë Prade ose të kërkojë paraqitjen e provave të reja të fajësisë për një rigjykim.

Ky është rasti i fundit në të gjithë SHBA-në i lirimit të të burgosurve të pafajshëm, pas një fushate të riekzaminimit të çështjeve.

Konkretisht, testimet e ADN-së treguan se një grimcë e palltos së vrasësit, e mbetur në trupin e gruas së vrarë, nuk përmbante kodin e tij gjenetik, madje prova sugjeron se vrasësja ka qenë një femër.

Margo Prade, doktoreshë, mbeti e vrarë në moshën 41-vjeçare në vitin 1997, pasi u qëllua gjashtë herë me pistoletë, pas një dyluftimi fizik brenda makinës së saj.

Në këtë dyluftim, në një prej krahëve të saj mbeti një shenjë kafshimi, e bërë gjatë përleshjes me vrasësin.

Një dentist, dëshmoi nën betim atëherë se me të gjitha gjasat, kafshimi ishte i bashkëshortit Doug, profili dhëmbëve të të cilit përshtatej me shenjën në trupin e viktimës.

Kjo teori u mbështet nga një ekspert i dytë dhe u pranua nga gjykata, ndonëse një dentist i tretë bëri të qartë në dëshmi se provat e dhëmbëve nuk ishin “100% të sigurta”.

Si prova kundër ish-oficerit të policisë u përdor fakti që ai dhe gruaja kishin përfunduar një divorc konlifktual 7 muaj më parë dhe inati i tij kishte qenë aq i verbër, sa që kishte nisur të përgjonte ilegalisht telefonatat e saj dhe kishte punësuar një detektiv privat për të mësuar lëvizjet e ish-bashkëshortes.

Prade përfitoi 75 mijë dollarë nga vdekja e ish-bashkëshortes, si pjesë e siguracionit të jetës, ndërsa dështoi në marrjen në pyetje “makinën e së vërtetës”, ndonëse provat e saj konsiderohen si jo vendimtare për drejtësinë për shkak të hapësirës së lartë të gabimit.

Të gjitha këto fakte, bënë që në vitin 1998, ish-polici të dërgohej pas hekurave, për të gjithë pjesën e mbetur të jetës së tij, ndonëse arma e krimit nuk u gjet kurrë, siç nuk u gjetën gjurmë gishtërinjsht të ish-policit në makinën e viktimës.

Ndonëse Prade nuk është ende i lirë, avokatët mbrojtës thonë se gjykata do të jetë e detyruar ta shpallë të pafajshëm dhe t’i kërkojë ndjesë, pasi tashmë provat e ngritura ndaj tij zhvlerësohen dhe nuk ka prova të tjera që e rëndojnë.

Tashmë, nëse Prade do të fitojë lirinë e ëndërruar brenda dy muajve të ardhshëm, shteti amerikan do të jetë i detyruar t’i paguajë një dëmshpërblim të majtë.

Në Iran punohet qilimi 133 metra i gjatë, hyn në Guinness


Qilimi gjigant i mjeshtërve iranian të qilimave ka zënë vend në librin e rekordeve Guinness so më i madhi qilim në botë  i prodhuar me dorë, kanë njoftuar mediat botërore. 
RIA Novosti transmeton deklaratën e drejtorit të Kompanisë iraniane të prodhimit të qilimave (Iran Carpet Company) Mohamed Reze Abed dhënë për Pres TV se qilimi që është i zbukuruar me motive tradicionale perse tani gjendet në një xhami në Abu Dhabi.
Gjatësia e qilimit të punuar nga 1.200 njerëz në qytetin iranian Nispar, në provincën Horasan është i gjatë 133 metra, është i gjërë rreth 48 metra, ndërsa i rëndë 48 tonelata.

Harry humb të dashurën, braktis “Facebook”


Harry humb të dashurën, braktis “Facebook”
Princi Harry, gjate festave ne Las Vegas
Princi Harry fshiu llogarinë e tij në “Facebook”, nga frika e zbulimit të detajeve të tjera të pushimeve të tij të çmendura në Las Vegas, ndërsa duket se është ndarë gjithashtu edhe nga e dashura e tij e fundit. 

Harry është një fans i madh i rrjeteve shoqërore, në të cilat ai ka llogari nën pseudonimin “Spike Wells”.

Megjithatë, që prej mëngjesit të së dielës, profili i tij në “Facebook” është mbyllur, ndërsa mediat britanike spekulojnë se familjare mbretërore është duke u përpjekur të kufizojë skandalin.

Disa foto të tjera denigruese të Princit dhe festave të tij nudo duket se ekzistojnë dhe negociohet për mospublikimin e tyre.

Ndërkohë, sipas “Daily Mail”, 23-vjeçarja Cressida Bonas ka mbyllur marrëdhënien që kishte nisur me Princin që prej fillimit të verës.

Modelja, studente në Universitetin e Lidsit, u shpreh e poshtëruar nga fotot e të dashurit të saj nudo, në shoqërinë e një femre, në një dhomë hoteli gjatë pushimeve amerikane. 

Rita Ora: Më 28 nëntor këndoj në Prishtinë


Superylli shqiptar, Rita Ora, ka zbuluar se është duke planifikuar një koncert të befasishëm në Kosovë, pasi është ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga.
Rita, e cila i ka prindërit shqiptarë, por që është rritur në Londër, pritet që të kthehet në Prishtinë për të festuar 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, pasi është ftuar nga presidentja e vendit tonë, Atifete Jahjaga.
“Unë jam ftuar nga presidentja e Kosovës për të shkuar më 28 nëntor në 100 vjetorin e pavarësisë, kështu që mund të performoj disa këngë akustike si befasi për bashkëvendësit e mi”, ka theksuar Rita për revistën BANG, transmeton Telegrafi.
Siç shkruan revista, Rita ka afinitet të madh me vendlindjen e saj, nga i cili ajo dhe prindërit e saj u larguan kur ajo ishte vetëm një vjeçare për shkak të luftërave ballkanike, ndërsa tani ylli botëror mezi pret të kthehet në Kosovë që prej kohës kur nënshkroi kontratë me ‘labelin’ e Jay-Z, Roc Nation.
“Unë vazhdimisht shkoja në Kosovë në verë, por ka tre vjet që nuk kam qenë. Gjëja më e mire për vendin tim janë vet njerëzit, ata e duan jetën dhe kënaqen shumë, ndërsa vërtet më përkrahin, gjë për të cilën jam vërtet falënderuese”, shtoi Rita.
Kosova është po ashtu është vendi ku Rita mund t’i ha ushqimet e preferuara të saj, ndërsa ajo mezi pret që të shijojë piten me spinaq bashkë me nënën e saj.
“Nuk jam kuzhiniere e mirë, por nëna ime e bën piten më të mirë me spinaq. Unë mund ta bëj me nënën time bashkë dhe ai është ushqimi im i preferuar. Nuk tingëllon i mirë, por është vërtet shumë i shijshëm. Të merr diku rreth tri orë ta bësh, me brumin dhe shtresat që duhet t’i bësh gati”, përfundoi Rita.
Albumi i ri i Rita Orës i titulluar “ORA” do të jetë në shitje nëpër botë që prej datës 27 gusht.

Bie ura e e sapo ndërtuar. 3 të vdekur

Një pjesë e një ure multi-million dollarëshe në Kinë që u hap në nëntor ka rënë, duke lënë tre të vdekur dhe pesë të plagosur, thonë mediat shtetërore.

Katër kamionë ranë nga Ura Yangmingtan në qytetin Harbin, në provincën Heilongjiang, kur një pjesë e saj u shemb, tha agjencia e lajmeve Xinhua.
Ndërtimi i dobët dhe mbi ngarkesa janë fajësuar për incidentin, shtoi ai.

Zyrtarët thanë se do të hetojnë për të parë nëse kamionët ishin të mbingarkuar.

Ura, e cila përfshin lumin Songhua dhe është 15.42km (9,58 milje) të gjatë, përfundoi nëntë muaj më parë dhe me kosto 286 milion dollarë.

100 metra janë shembur, duke shkaktuar kamionët me peshë të bien në tokë.

Kjo është rënia e gjashtë nga ura, në Kinë që nga korriku 2011, tha agjencia.

Kamionët mbanin ushqim dhe gurë, thanë zyrtarë nga qeveria komunale Harbin në një konferencë shtypi.

Ata shtuan se ura dhe rrugët e tjera të qytetit do të kontrollohen.

Windows 8 i ‘spiunon’ Microsoft-it për gjithçka instaloni


Studiusi i sigurisë kompjuterike Nadim Kobeissi ka postuar disa informacione interesante për sjelljen e Windows 8 kur instaloni një program. Sipas disa kërkimeve të shpejta që ai ka kryer, veçoria Windows-SmartScreen raporton te Microsoft-i çdo program që përdoruesi instalon dhe e bën këtë në një mënyrë që mund të kapet nga hakerët keqdashës.
Karakteristika SmartScreen e Windows-it është aktivizuar me parazgjedhje (default) dhe është projektuar për t’iu treguar përdoruesve nëse programi që ata kanë shkarkuar nga interneti është i sigurt për t’u instaluar në kompjuterin e tyre. Ai e bën këtë duke mbledhur disa të dhëna mbi hapjen e dritares së instalimit, duke e dërguar informacionin te Microsoft-i dhe pastaj pret një përgjigje për të parë nëse instalimi ka një certifikatë të vlefshme. Siç deklaron Kobeissi, kjo do të thotë se informacioni për çdo aplikim të shkarkuar dhe të instaluar dërgohet te Microsoft-i.
Më tutje, ai gërmoi për të zbuluar se informacionet e dërguara mund të kapen nga hakerët keqdashës, ngaqë Microsoft-i përdor një metodë “të vjetëruar dhe të pasigurt” të komunikimit të kodifikuar HTTPS. Në qoftë se një haker arrin të vjedhë të gjitha informacionet mbi mënyrat e instalimit të një përdoruesi, mund të krijojë një profil të përdoruesit dhe ta përdorë atë për të gjetur dobësi të tjera të shfrytëzueshme.Çështja me SmartScreen aktualisht është e përhapur vetëm në Windows 8, meqenëse është hera e parë që Microsoft-i ka integruar SmartScreen-in në një nivel Sistemi Operativ. (Windows 7 ka SmartScreen vetëm në aplikime të tilla si Internet Explorer).
Shanset janë që Microsoft-i nuk do të bëjë asgjë në lidhje me zbatimin e SmartScreen-it, prandaj për momentin mund të jetë një rrezik për sigurinë dhe privatësinë.

Thursday, August 23, 2012

Gjuetari dhe lepuri (barsalete)

shin dy gjuetare qe po ndiqnin nje lepur. Ndiq e ndiq, por pa pritur gjuetaret e humbin lepurin. Duke kerkuar neper pyll ata takojne nje coban dhe e pyesin
- Mmos ke pare nje lepur te kaloje ketej?
- Po - ju thote ai. - -Kaloi nje lepur mashkull para nja cerek ore.
- Po nga e di ti qe ishte mashkull? - e pyesin gjuetaret.
- Kur ai lepuri po kalonte ketej, me tha qe po i pe ata gjuetaret ju thuaj te me rruajne bol**.

Dieta treditore

Ekzistojnë dy lloje dietash treditore përmes së cilave mund të eliminoni kilogramët e tepërt, pa qëndruar të uritur. Me këto dieta, gjatë tre ditëve duhet të humbni 1.5-2 kilogramë.

DIETA E PARË TREDITORE

Që ushqimi të jetë më i shijshëm, mund t’i shtoni erëza, kripë, biber, limon uthull, salcë soje, senf dhe keçap.

Dita e parë
Mëngjesi: Kafe ose çaj, gjysmë grejpfruti, tost me një lugë gjalpë kikirikësh
Dreka: 50 g tuna, tost, kafe të zezë me pak sheqer
Darka: 100g mish joyndyror, 100 g bizele, 100 g karota, 1 mollë



Dita e dytë
Mëngjesi: Kafe e zezë ose çaj me pak sheqer, ve, gjysmë banane, tost
Dreka: 100g djathë të freskët ose tuna, 8 biskota të thata
Darka: 100 g mish pa yndyrë, 100 g brokoli ose spinaq, 50 g karota, banane



Dita e tretë
Mëngjesi: Kafe ose çaj, 5 biskota të kripura, 30 g djathë, mollë
Dreka: Vezë të ziera, tost, kafe të zezë ose çaj me pak sheqer
Darka: 100 g tuna, 100 g karota, 100 g lulelakër, 100 g pjepër

Shalqi për të ‘zëvendësuar’ viagrën

SHBA- Një studim i ri i Universitetit të Teksasit, SHBA nxjerr në dritë fakte interesante për sa i përket potencës seksuale.

Shkencëtarët kanë arritur në konkluzionin se konsumimi i shalqinit zëvendëson rolin e viagrës. Sipas tyre, shalqini përmban citrullina, substancë që rrit furnizimin me gjak, por duhet të theksojmë se në të njëjtën mënyrë funksionon dhe tani viagra.

Cintrullina, kur përzihet me substancat e enzimave në trup, kthehet në një aminoacid të quajtur argininë.

Hulumtuesi amerikan nga Universiteti i Teksasit Dr Bhimu Patil thotë se, "Arginina rrit oksidin nitrik në trup, i cili relakson enët e gjakut, duke pasur pikërisht të njëjtin efekt si viagra."

Megjithatë sasia e shalqinit që rekomandohet për konsum, që të arrini efektin e viagrës është deri në 6 pjata të mëdha të mbushura me shalqi. Nëse mund ta konsumoni, mbetet zgjidhja juaj!

Horror! Nëna Monstër -Vrau, gatoi dhe hëngri djemtë e saj!


Është e paimagjinueshme ajo që bëri një nën (nëse mund ta quajmë nënë) në Tajlandë.

E pabesueshme “kujtoi” se dy djemtë e saj, 1 dhe 5-vjeç përkatësisht, ishin derra, i vrau, i gatoi dhe në vijim i hëngri!

Gruaja në fjalë, është anëtare e racës Mousouri dhe jeton në Tajlandën veriore, kështu shkruan Bangkok Post. Kur u denoncua, policia hyri me dhunë në shtëpinë e saj dhe e gjeti gruan duke fjetur, por pranë saj policia zbuloi gjithashtu pjesë nga trupat e coptuar të djemve të saj.

Pas hetimit ë çështjes, rezultoi se gruaja që nga viti 2007 ishte kuruar në spitalin psikiatrik dhe se konsiderohej e rrezikshme, por me kurën që i kishin dhënë mjekët, ajo mund të qarkullonte.
Ndërkohë ajo dy muajt e fundit nuk i kishte marrë ilaçet.
Konkretisht, mjekët pohuan se ajo kishte halucinacione dhe në çdo moment mendonte se dikush donte t’i bënte keq.

Fatkeqësisht, të keqen e bëri ajo dhe mbi dy shpirtrat e pafajshëm, dy djemtë e saj.

Mbijetoi ngulitjen e shufrës së çelikut 1.8 metra në kokë


Rio de Janeiro, 18 gusht – Punëtori i ndërtimtarisë, Eduardo Leite nga Brazili mbijetoi ngulitjen në tru të një shufre të çelikut të gjatë 1.8 metra, pas operacionit të suksesshëm, raportojnë agjencitë e huaja të lajmeve.

Shefi i stafit kirurgjik të spitalit në Rio de Janeiro tha se mjekët arritën t’ia nxjerrin nga koka shufrën e çelikut pas pesë orë ndërhyrjeje kirurgjike.

“Ps hapjes së kafkës në sallën e operimeve, vendosëm që të nxjerrim shufrën nga i njëjti drejtim nga i cili ajo kishte hyrë në kokë, duke kaluar edhe nëpër trurin e tij”, sqaroi Luiz Alexandre Essinger.

Mjeku tha se Leite ishte në gjendje të vetëdijshme kur u soll në spital dhe se ata i treguan se çka ka ndodhur.

“Shufra e çelikut ka rënë nga kati i pestë të ndërtesës ku punonte ky ndërtimtar, duke hyrë në kokë nga ana e prapme dhe duke depërtuar në mes të syve të Leites”, tha Essinger dhe shtoi se është “çudi e vërtetë” se si braziliani ka mbijetuar.

Raportohet se punëtori Eduardo Leite duhet t’i kalojë në spital për kurim të paktën dy javë.v


Rrathët e errët rreth syve,a mund te hiqen?

    • Shpesh rrathët e syve nuk janë ndonjë shenjë e lodhjes së

      tepërt apo të ndonjë sëmundje serioze, mirëpo ato na bëjnë të ndihemi më të moshuar, jo të shëndetshëm dhe të lodhur.
      Rrathët e errëta nën sy i prekin të dy gjinitë të cilat shpesh fillojnë në moshë rinore.

      Shkaktarët
      Nëse flini mjaft gjatë dhe përsëri keni rrathë të errët, kjo nuk është e pazakontë. Lodhja nuk është arsyeja kryesore për rrathët e errët nën sy. Shpesh ndodhë që hija e qerpikëve të na bëj të theksuar rrathët nën sy apo edhe zbrazësia nën sy që formohen gradualisht si pasojë e plakjes.

      Një darkë me shumë krip si dhe një natë e kaluar duke qarë shkakton rrathë të errët apo të ashtuquajturat çanta të zeza. Shkaktari është osmoza. Uji gjithmonë udhëton prej zonave ku koncentrimi i kripës është më i ulët në indet ku ka më shumë krip. Ky princip vlen nëse kripa vjen nga lotët apo nga ndonjë salcë soje.
      Ndër shkaktarët kryesor veçohen:
      * Alergjitë
      * Ekzema (Dermatiti atopik)
      * Trashëgimia
      * Mënyra e jetesës, stresi fizik apo emocional, pirja e duhanit, apo konsumimi kronik i alkoolit i cili dehidron lëkurën dhe trupin
      * Problemet me frymëmarrje (mund t’i zgjerojë dhe t’i errësoj enët e gjakut të cilët qarkullojnë prej syve në hundë)
      * Parregullsitë e pigmentimit (njollave)
      * Fërkimi apo kruerja e syve
      * Ekspozimi në diell, i cili rrit prodhimin e malaninës (pigmenti që i jep ngjyrë lëkurës)
      * Hollimi i lëkurës dhe humbja e dhjamit dhe kolagjenit – normalisht gjatë plakjes, i theksojnë kapilarët e gjakut me ngjyrë të kuqe dhe të kaltër.

      Parandalimi
      Në rast se ndërrimi i ngjyrës dhe inflamimi (pezmatimi) shfaqet vetëm nën njërin sy dhe përkeqësohet për një kohë të shkurtër, atëherë vizitoni dermatologun apo mjekun tuaj.
      Parandalimet tjera pa iu nënshtruar ndonjë ndërhyrjeje:
      * Mos pini duhan, gjithmonë aplikoni kremin kundër diellit rreth syve. Pirja e duhanit dhe ekspozimi ne rreze UV dobëson kolagjenin dhe shkakton plakje të parakohshme dhe rrudha.
      * Përdorni një krem rreth syve natën.
      * Përdorni copa të trangujve apo qese të çajeve të ftohura. Temperaturat e ulëta (jo nga ndonjë cilësi tjetër e trangujve) zvogëlojnë pezmatimin.
      * Jastëku shtesë ndihmon në zvogëlimin e paraqitjes së ‘çantave nën sy’. Ngriheni kokën me dy apo më tepër jastëk për të parandaluar grumbullimin e ujit në pjesën e poshtme të qerpikëve.
      * Flini më shumë. Mungesa e gjumit ju bën të dukeni më të zbehtë dhe hijet me rrathët nën sy iu duken më shumë.

Jeni te mir ne shtrat? Ja 5 shenjat kryesore…

Është ndjenjë e mirë kur ju thonë se po bëni diçka të mirë. Gjithashtu, komplimentet bëjnë mirë edhe kur bëhen për seksin. Mirëpo, si do ta dini se a jeni të mira në krevat, nëse deri tani këtë askush nuk jua ka thënë. Është, pra, shumë e thjeshtë.

Shtrëngimi i duarve dhe i këmbëve

Shenjë fizike e cila zbulon që mashkulli është në ekstazë të plotë është shtrëngimi i duarve dhe i këmbëve.

Raundi i dytë

Nëse vëreni që ai pas raundit të parë të seksit menjëherë është i gatshëm për raundin e dytë, atëherë kjo është meritë juaja, sepse është shenjë e sigurt që në krevat keni qenë zotëruese e vërtetë!

Flirti që nuk ndalet

Nëse pas seksit akoma vazhdon të flirtojë me ju, domethënë që është duke menduar për takimet e juaja të zjarrta dhe që pa kurrfarë dyshimi po i pëlqeni shumë.

Pranimi i sinqertë

Nëse mashkulli ju thotë se keni qenë e shkëlqyeshme në krevat, besoni në atë që ju thotë. Mirëpo nëse haptazi ju thotë që seksi ka qenë kulmor, vetëm buzëqeshni dhe falënderohuni, sepse është shenjë që jeni e mirë në krevat.

Poza të reja

Nëse ju propozon të provoni poza të reja, mund të jeni të sigurta që e keni impresionuar me të gjitha ato që deri tani i keni bërë. Ato gjëra atë e kanë impresionuar dhe i kanë bërë me dije që jeni të gatshme për forma të reja të kënaqësive.

Thuaj mirupafshim tastierës dhe mausit: Prezantohet Leap

Që kur Steven Spielberg e projektoi atë një dekadë më parë, bota ka qenë në pritje të një ndërfaqeje të ngjashme me atë që gjendej në filmin fantashkencë Minority Report .
Të paktën deri tani. Pas më shumë se pesë vitesh zhvillim, është shfaqur një teknologji që sintetizon formën dhe lëvizjen e dorës së njeriut për të prodhuar lëvizje në një kompjuter. Quhet The Leap (Kërcimi) dhe për një çmim të ulët prej $70, mund të filloni të kontrolloni kompjuterin tuaj me duar, duke filluar në fillim të shkurtit të ardhshëm.Michael Buckwald Presidenti i Leap Motion tha: “Ne me të vërtetë kërkuam të ndërtonim një pajisje që të bënte shumë gjëra, të cilat shumica e njerëzve duan t’i bëjnë me kompjuterët e tyre,” tha presidenti i Leap Motion.
Leap kapitalizohet në atë që ekipi i Leap Motion-it i referohet si Ndërfaqja Natyrore e Përdoruesve (Nui) përmes një grumbulli të fortë sensorësh. Në fakt, këto sensorë janë të mbushur në atë mënyrë, saqë LeapMotion-it iu desh të prodhonte një pajisje më të madhe e që të ishte e përshtatshme për përdoruesit. Rezultati është një fushë rrjeti me sensorë, që mund të shohë edhe gjeste të vogla në të pesë gishtërinjtë në secilën dorë në çdo kohë.
“Nëse përdoruesi është duke parë një model 3D, duhet të jetë në gjendje të zgjatet, ta kapë dhe ta lëvizë”, thotë Buckwald.
Përdorimi i Leap-it është aq i thjeshtë, si të lidhësh një pajisje nëpërmjet USB-së dhe luajtja e gishtavë tuaj. Softueri i ndërtuar në të kalibron dhe aktivizon një mori karakteristikash, duke përfshirë një përfaqësim mjaft të çuditshëm 3D të duarve të përdoruesit. Por, The Leap nuk është e kufizuar nga kufizimet e softuerit; pajisja gjithashtu punon me aplikacionet që janë ndërtuar për të marrë sinjale nga teknologjia me prekje. Pjesa më e mirë e sistemit të është se ajo nuk mbështetet në gjestet e para-projektuara për të drejtuar softuerin.

Përseri Kim Kardashian Hot provokuese




Kim Kardashian nuk rresht së provokuari. Ajo ka postuar disa foto të tjera vërtet të nxehta për fansat e vet. E veshur me një monokini, 31-vjeçarja tregon gjithë sensualitetin e vet, dhe njëkohësisht, faktin se është në në një formë të shkëlqyer fizike.


E zë gjumi në avion, kthehet në nisje

Një grua franceze realizoi një udhëtim unik prej 18 orësh nga qyteti pakistanez i Lahores në Paris dhe përsëri mbrapsht në Lahore, pasi e kishte zënë gjumi në avion dhe askush nuk e kishte kuptuar prezencën e saj.

Lajmi u raportua nga e përditshmja “Le Figaro” në orët e vona të së mërkurës. Aktualisht, një hetim është duke u zhvilluar për të kuptuar se si ka mundësi që asnjë anëtar i personelit nuk kuptoi se një person kishte mbetur në avion pas uljes.

Në aviacion, është rregull që të gjithë udhëtarët duhet të jenë të zgjuar gjatë fazës së ngritjes dhe uljes.

Patrice Christine Ahmed, një shtetase franceze e martuar me një pakistanez, ishte duke udhëtuar me linjën e Pakistan International Airlines (PIA).

Gruan e zuri gjumi pak përpara mbërritjes në aeroportin “Charles des Gaulles” në Paris dhe gjatë dy orëve të qëndrimit të avionit në tokë, ajo vazhdoi të flinte.

Ahmed u zgjua vetëm në mbërritjen në Lahore, me bindjen se sapo kishte mbërritur në Paris dhe u shtang kur e pa veten të përfundonte e pyetur nga policia pakistaneze e kufirit, që fillimisht e trajtoi si një ilegale.

Pas disa orësh qëndrimi në Lahore, gruaja u nis në një tjetër fluturim në

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon