Tuesday, August 21, 2012

“Mercenarët 2” edhe në Shqipëri

Bashkimi për herë të dytë në një produksion i gjigandëve të filmave të zhanrit aksion, si Sylvester Stallone, Arnold Schwarzenegger, Bruce Willis, Jean Claude Van Damme, Dolph Lungdren dhe Chuck Norris, ka rezultuar mëse i suksesshëm. 

Dhe për më tepër, një pjesë e rëndësishme e skenarit, megjithëse nuk është xhiruar këtu, zhvillohet në Shqipëri.

Filmi "The Expendables", apo "Mercenarët 2", i realizuar me regji të Simon West, ka arritur të marrë një shumë prej 29 milionë dollarësh gjatë fundjavës së kaluar në kinematë amerikane dhe kanadeze, duke u ngjitur kështu në majë të klasifikimit si filmi më fitimprurës i momentit.



Filmi flet për një grup miqsh që kërkojnë të hakmerren ndaj një mercenari rival, të luajtur nga Jean Claude Van Damme, për vrasjen e njërit prej tyre dhe rrezikun që i kanoset botës prej tij për shkak të një arme vdekjeprurëse të cilen ai kërcënon ta përdorë.



Një pjesë e mirë e historisë zhvillohet çuditërisht në Shqipëri, ku banda e mercenarëve vjen në kërkim të një thesari i cili kishte mbetur në një aeroplan që u rrëzua në Shqipëri.

Ky thesar rezulton të jetë një lloj harte, e cila tregonte vendndodhjen e një miniere platoniumi. Vendi ynë bëhet edhe pika e takimit mes mercenarëve dhe rivalit të tyre Jean Villain, i luajtur nga Van Damme.



Një prej mercenarëve vritet gjatë përleshjeve me grupin rival në tokën shqiptare dhe kur janë duke e varrosur mikun e tyre në majën e një kodre në Shqipëri, mercenarët nuk i kursejnë batutat dhe dozat e ironisë për Shqipërinë, “ku nuk ka regjistrime të rregullta as për vdekjet”.

Prodhimi i filmit flitet të ketë arritur shifrën 100 milionë dollarë dhe ka qenë një shans i mirë për aktorët që po i afrohen moshës së pensionit për të patur një tjetër hit në karrierën e tyre të suksesshme.

Produksioni është vazhdim i origjnalit "Mercenarët", një sukses i vitit 2010 që arriti fitime prej 35 milionë dollarësh vetëm javën e parë në Amerikë dhe më pas deri në 274 milionë në gjthë botën

No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon