Thursday, August 16, 2012

10 keshilla per te mbajtur nje fytyre te paster


Qe te kujdesen per fytyren femrat duhet te ndjekin disa keshilla qe japin specialistet. Nuk mjafton vetem larja dhe pastrimi ne fund te dites. Qe te shihni rezultate duhet ta filloni qe nga mengjesi, duke mos e lare fytyren me uje dhe sapun, por me produkte si qumeshti lares, i cili e ndihmon lekuren pa qene nevoja te irritohet apo te thahet. 
 
Pas aplikimit te qumeshtit eshte mire qe shpelarja te behet me uje te fresket, i cili tonifikon indet. Ne fund eshte mire te aplikoni kremin hidratues. 
 
Ne mbremje mos harroni te perdorni te njejtat produkte, por duke zevendesuar kremin hidratues me nje serum dhe duke e masazhuar ate. Dy here ne jave eshte mire te aplikoni produkte eksfoliante (me kokrriza), efikase ne pastrimin e thelle te lekures, duke e ndjekur me pas me nje maske te pershtatshme per tipin tuaj te lekures. Keshtu do te arrini te keni nje baze perfekte per makijazh, me fytyre te paster dhe pa probleme, ashtu si cdo femer e deshiron. 
 
Disa keshilla per nje fytyre perfekte. Nuk mjafton thjesht t’i lexoni, duhet t’i zbatoni...Behen lehtesisht ne kushtet e shtepise: 
 
1. Kremin e fytyres vendoseni te pakten 15 minuta pas larjes, sepse shtresa e kremit ne fytyre te lagur e prish termorregullimin natyral. 
 
2. Kur beni piling ne fytyre, asnjehere mos e kapni lekuren rreth syve. Ne ate zone lekura eshte me e holle dhe pilingu ndikon ne hollimin e metejshem. 
 
3. Ajri i thate ose temperatura e ulet nuk ndikojne mire ne lekuren tuaj. Duhet te perdorni serume, qe depertojne ne shtresat me te thella. Ne kete menyre, fytyra njekohesisht ushqehet dhe hidratohet. 
 
4. Ne mengjes, kurdo qe te zgjoheni, mbusheni qafen dhe fytyren me akull. Kjo do ta freskoje lekuren. 
 
5. Nese keni probleme me pjesen rreth syve, edhe per kete ka nje zgjidhje. Vendosni dy luge te vogla te metalit dhe lerini pese minuta. Pas disa sekondave do te dukeni te fresket. 
 
6. Maskat me efikase per kujdesin e fytyres jane ato me baze mjalti dhe vaj ulliri. Mund t’i perzieni dy perberje me sasi te njejta ose t’i perdorni vec e vec. Mbani parasysh qe secilen prej tyre ta aplikoni ne fytyren e pastruar paraprakisht, dhe mos t’i mbani me shume se 15 minuta. Do te ndjeni nje ndryshim te menjehershem. 
 
7. Femrave mbi 25 vjec u nevojitet masazh i perditshem i fytyres. Pese minuta ne dite, me kujdes shtypeni fytyren me majat e gishtave. Kjo do te permiresoje qarkullimin dhe do te jete parandalim i shkelqyeshem ne krijimin e rrudhave. 
 
8. Beni kujdes ne perzgjedhjen e produkteve te kozmetikes. Zgjidhni ato qe permbajne vitamine E. Vitamina E eshte antioksidues i forte, qe i pershtatet cdo tipi te lekures dhe eshte e shkelqyeshme ne luften kunder plakjes. 
 
9. Heqja e qimeve te vetullave me piskatore shkakton pickim te dhimbshem. Per nje dhimbje me te vogel, veproni ne kete menyre: Lyejeni vendin qe duhet ta trajtoni me krem, lereni te veproje pak, pastaj fshijeni tepricen qe te mos ju rreshqase piskatorja. Opsioni i dyte eshte aplikimi i akullit. Pas ketij procesi jeni te gatshme per heqjen me pak te dhimbshme te vetullave. 
 
10. Te gjitha maskat e fytyres veprojne me intensivisht nese para vendosjes se tyre beni trajtim me avull. Nese keni fytyre te bute dhe te ndjeshme, mjafton te vini disa kompresa te nxehta.
 

No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon