Kur duhen edhe 14 ditë nga mbyllja e merkatos së verës,Inter është gati të bëjë ndryshimet e fundit në ekip për të qënë pretendentë serioz sezonin e ardhshëm si në Serie A ashtu edhe në Europa League.
Emri i parë që mund ti bashkohet skuadrës së Andrea Stramccionit është Nigel De Jong. Hollandezi i Manchester City nuk është më në planet e Roberto Mancini dhe mund të vijë në Milano për shifrën e 11 milionë eurove, pa harruar edhe ndërmjetësimin e Wesley Sneijder.
Emri i dytë, që ka dalë ditët e fundit, është ai i uruguajanit të Portos, Alvaro Pereira. Me largimin e mundshëm të Maicon, zikaltrit shohin te lojtari i Portoszëvëndësuesin ideal. Tjetër emër që vjen nga Porto është edhe ai i mesfushorit Fernando.
Ndërsa emri i fundit që qarkullon në ambjentet zikaltër është ai i meksikanit të Tottenham, Giovani Dos Santos, i cili mund të afrohet lehtësisht te Inter falë edhe dëshirës së klubit londinez për të patur në ekip portierin e Inter, Julio Cesar. Por lojtari në fjalë kërkohet edhe nga disa ekipe në La Liga
Nigel De Jong - Manchester City
Alvaro Pereira - Porto
Giovani Dos Santos - Tottenham
Fernando - Porto
No comments:
Post a Comment