Friday, November 1, 2013

Martino: Barcelona e Guardiolës, më e mira në histori

martinoGerardo Martino thotë se nuk është e drejtë të krahasosh Barcelonën e tashme me skuadrat e mëparshme, pasi mendon se ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola në vitin 2010/11, pa dyshim ishte ekipi më i mirë që ai ka parë ndonjëherë.

“Shpresoj të gjejmë formën më të mirë së shpejti, por ne jo gjithmonë duhet ta krahasojmë veten me ekipet e Barçës në të kaluarën.

Si trajner sigurisht se do të doja të jem më afër formës që Barça kishte dy vite më parë nën drejtimin e Guardiolas. Ai ishte ekipi më i mirë në historinë e futbollit.

Megjithatë, nuk mund të ketë një ekip më të mirë në histori të futbollit çdo vit”, ka thënë Martino.


View the original article here

Analizat për kastravecin, MB: Niveli i spiroxaminës, i pranueshëm

kastroKanë përfunduar në kohë rekord analizat për praninë e pesticidit spiroxamine mbi mostrat e kastravecëve të marra direkt nga vendi i origjinës, pra në serat e kompanisë së cilës i është ndaluar sasia e produktit në pikën kufitare të Hani të Hotit (Mali i Zi).

Nga analizat rezulton se në kastravecët e kompanisë në fjalë ka gjurmë spiroxaminë në nivele të pranueshme. Rezulton se spiroxamina e gjendur është poshtë nivelit maksimal të lejuar nga BE, që do të thotë poshtë nivelit 0.05 miligram për kg, që është norma e gjurmimit me standardet e BE dhe më poshtë se kjo shifër, nuk regjistron aparatura.

Ndërkohë, SHBA dhe Britania e Madhe kanë të përcaktuar në mënyrë fikse, nivelin e spiroxaminës, që duhet të jetë në masën 0.1 mg për kg.

Analizat u kryen nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, (institucion në varësi nga Ministria e Bujqësisë), si e vetmja qendër reference në vend, e certifikuar dhe akredituar ndërkombëtarisht për disa analiza laboratorike.


View the original article here

Riberi: E tmerrshme nëse Franca nuk luan në Botëror

riberiFrenk Riberi beson se nëse Franca dështon të kualifikohet për Kupën Botërore të vitit të ardhshëm, kjo do të ishte “tmerr”.

Të zgjedhurit e trajnerit Didier Deschamp përfunduan të dytët në grupin I kualifikues për Botërorin 2014 prapa Spanjës dhe në play-off do të përballen me Ukrainën.

“Thjesht nuk mund ta imagjinoj Francën të mos luajë në Kupën Botërore. Do të ishte tmerr për ne, për secilin, për gjithë Francën.

Ne duhet të luajmë siç luajmë gjithmonë, të mos kemi frikë dhe të mos stresohemi”, ka thënë Ribery për SID.

Ndeshja e parë e play-offit do të zhvillohet më 15 nëntor në Ukrainë, ndërsa ajo e kthimit katër ditë më pas në Francë.


View the original article here

I dënuari për vjedhje arrestohet në vendin e punës, në … Drejtorinë e Pastrimit të Parave

Pranga_Duar1Këto janë çudirat e Shqipërisë!

Një person, i dënuar me vendim gjykate për vjedhje bankash dhe falsifikim dokumentesh, është arrestuar nga Policia e Tiranës.

Ai u arrestua në vendin e tij në punën, pikërisht në … Drejtorinë e Pastrimit të Parave në Tiranë.

Beqir Kuteli, 46 vjeç, ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me pesë vite burg për vjedhje.

Por kjo nuk e ka ndaluar atë që të punojë në një vend pune të rëndësishëm, në një drejtori që në fakt nuk është se ka bërë ndonjë gjë për të ndaluar pastrimin e parave në Shqipëri./ep


View the original article here

Berisha: Rama ka frikë nga përgjimet, hoqi sistemin dixhital që kushtonte 1 milion USD

berishaaaaaaIsh- kryeministri Sali Berisha, në postimin e radhës në Facebook, e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka hequr sistemin dixhital nga salla e mbledhjeve të qeverisë nga frika e përgjimit.

“Të dashur miq, obsesiv (dyshues) deri në frike ekstreme, Piktori dështak hoqi nga salla sistemin dixhital të rendit të ditës të mbledhjeve të qeverisë, i cili ka kushtuar 1 milion $ dhe që i kursente shtetit dhjetëra tonelata letër dhe mjete të tjera kancelarie. Ky sistem i instaluar tre vjet më parë do të lidhej në vazhdim me të gjitha ministritë dhe agjencitë e tjera dhe shumë shpejt do të bënte të mundur që komunikimi në të gjitha agjencitë të ishte vetëm dixhital për të gjithë administratën dhe të kurseheshin qindra milionë lekë materiale zyrash.

Rama vuan shumë nga obsesionet në tërësi dhe ai i përgjimit në veçanti. Ai nuk hyri në zyrën e tij nga frika e çimkave (përgjuesve) ndonëse dy agjencitë mike që ai thirri pas kontrollit të imtë, certifikuan zyrën si të pastër, pa përgjues. Pavarësisht nga kjo ai shqepi të gjithë parketin dhe suvanë e zyrës para se të futej, por çimka nuk gjeti.

Historia vazhdon, kushërira me të cilën ndan shpirtin e zi të dajë Kolekës, i thotë se përgjimi bëhet edhe nëpërmjet kompjuterit dhe aksesorëve të tij. Kaq u desh dhe u pre fillimisht kablli qendror fibro- optik nga vetë kushërira, si gjoja gabimisht, të nesërmen në darkë u shkulën laptopët dhe aksesoret e tyre. Këtij i thonë ndryshim. Me vrap drejt shkuarës!!!” shkruan Berisha në FB./ep


View the original article here

Lista e fituesve të mundshëm të “Topit të Artë”, mes tyre edhe Januzaj

januzajGazeta prestigjoze franceze “L’Equipe”, iniciuesja e dhënies së trofeut të “Topit të Artë”, ka bërë një listë me futbollistët më të talentuar të rinj, të cilët janë kandidatë potencialë që të fitojnë këtë trofe prestigjioz në të ardhmen.

Mes emrave të tillë si Pol Pogba, Isko, Draksler, Varane etij, ndodhet edhe emri i talentit me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj.

Në këtë listë ndodhen: Marko Verati, Rafael Varane, Pol Pogba, Isko, Adnan Januzaj, Koke, Nastasiç, Draksler, Shurle.


View the original article here

Akademikët shqiptarë i shkruajnë Samaras: Lini pas “fantazmat”, presim mbështetje për integrimin

samaras1-570x310Anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave i janë drejtuar me një letër të hapur kryeministrit grek, Antonis Samaras si një reagim kundër letrës së 23 ish- ambasadorëve grekë.

Ata shprehen thellësisht të indinjuar nga përmbajtja e letrës së 23 ish-ambasadorëve grekë, duke e cilësuar denigruese, raporton Ora News.

“Duke tërhequr vëmendjen e qeverisë greke që kriza financiare të mos çojë në mohimin e rolit primar të interesave kombëtare të Greqisë, autorët e letrës në fjalë gabojnë rëndë kur sugjerojnë se Shqipëria është një vend “i krijuar nga Fuqitë e Mëdha më 1913 dhe se, deri më sot, ky vend nuk ka mbajtur një qëndrim miqësor ndaj Athinës, duke u bërë, qysh nga formimi i tij, një vend problematik për Greqinë”,” thuhet në kundërpërgjigjen e akademikëve shqiptarë.

“Për ne kjo gjuhë është shqetësuese dhe jokorrekte. Asnjëri prej pretendimeve të tyre nuk është i vërtetë. Po kështu, nuk është e vërtetë as që “pas zhvillimeve pozitive për Tiranën përsa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me Kosovën dhe Shkupin, rivaliteti i Tiranës ndaj Athinës po vjen duke u rritur”. Këta ish- diplomatë shprehin keqardhje për mbështetjen që Greqia ka dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Ata pretendojnë se Shqipëria ka marrë “mjaft përfitime politike nga Athina, pa i dhënë kësaj të fundit asgjë në shkëmbim” dhe i sugjerojnë qeverisë Tuaj, z.Samaras, që t’i “ndreqë gabimet e së kaluarës dhe të jetë më e kujdesshme përsa i përket synimit të Tiranës [për t'u anëtarësuar] në Bashkimin Europian”, thuhet në letër.

Në këtë kuadër, akademikët vlerësojnë se një politikë e jashtme më realiste e Greqisë është shpresa më e mirë për zgjidhjen përfundimtare të disa prej problemeve më të vështira në Ballkan.

“Të tilla janë anulimi i gjendjes së luftës mes Greqisë dhe Shqipërisë; njohja zyrtare nga ana e qeverisë greke e kufijve shtetërorë të Shqipërisë të përcaktuar nga Konferenca e Londrës më 1913; të drejtat pronësore të popullsisë çame, të cilën ish-ambasadorët grekë në mënyrë të shëmtuar dhe aspak diplomatike e konsiderojnë një “popullsi myslimane [që] do të duhej të ishte dëbuar në Turqi”; njohja zyrtare nga ana e Republikës Helenike e Republikës së Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran; zgjidhja e mosmarrëveshjeve lidhur me emrin zyrtar të Republikës së Maqedonisë, etj. Të gjithë duhet të përpiqemi që t’i mposhtim mbeturinat e nacionalizmit ekstrem në Ballkan, kudo që ai shfaqet, dhe të fokusohemi në mundësitë që ofron e ardhmja për të gjithë ne. Progresi i bërë gjatë këtyre viteve në të gjitha ish-vendet komuniste të Ballkanit provon në mënyrë bindëse se e kaluara mund dhe duhet të tejkalohet në emër- dhe për hir të- një të ardhmeje më të mirë. Si një vend fqinj dhe miqësor, Greqia duhet ta dijë se ne të gjithë jemi pjesë e një të ardhmeje europiane të përbashkët, dhe prandaj s’duhet të dëgjojmë këshillat cinike të disa ish-ambasadorëve grekë që e nxisin Athinën të jetë “më e kujdesshme” në mbështetjen që ajo i jep çështjes së anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, theksojnë akademikët.

Për akademikët shqiptarët, problemet në Ballkan as janë të reja, as mund të zgjidhen shpejt.

“Ne shpresojmë që drejtuesit e vendeve të Ballkanit më në fund kanë kuptuar se ata nuk mund të vazhdojnë ta mbajnë të ardhmen e popujve të tyre peng të fantazmave mesjetare, ose të një të kaluare të sajuar, duke u përpjekur të lajnë hesape të vjetra në një mënyrë që dëmton të sotmen dhe të ardhmen tonë. Mençuria e qytetarëve të vendeve tona si edhe ajo e qeverive të vendeve tona do të matet me atë se sa efektivisht ato do të jenë në gjendje të tejkalojnë të kaluarën problematike dhe të forcojnë themelet e një të ardhmeje më të mirë e më të begatë. Vështirësitë dhe pasiguritë në këtë rrugë nuk mund të nënvleftësohen. Në Ballkan ka ende pengesa dhe sfida, por ky rajon nuk është më “qendra e stuhisë” apo një “fuçi baruti” në zemër të Europës. Problemet në Ballkan as janë të reja, as mund të zgjidhen shpejt. Por faktet tregojnë se progresi i bërë është real, i konsiderueshëm dhe inkurajues, dhe ne besojmë se Greqisë, si djepi i demokracisë antike dhe si e para demokraci moderne në Ballkan, i takon të luajë një rol të rëndësishëm konstruktiv. Në gjykimin tonë, Greqia, si fqinji ynë jugor, që merr presidencën e radhës të Bahkimit Europian në janar 2014, nuk duhet ta heqë nga prioritetet e presidencës së saj çështjen e zgjerimit të BE-së. Përkundrazi, në frymën e “Samitit BE-Ballkani Perëndimor” të Selanikut (2003), Greqisë i përket të drejtojë përpjekjet në mbështetje të kandidaturës së Shqipërisë. Për ne është e vështirë ta mendojmë se Athina mund t’i krijojë probleme serioze kërkesës së Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE, se ajo mund ta frustrojë këtë proces ose ta kundërshtojë atë. Në vend që t’u vërë veshin retorikës nacionaliste ose demagogjisë politike të një numri diplomatësh në pension, ne presim që Athina ta mbështesë pa rezerva integrimin e Shqipërisë në BE, pasi ky është i vetmi opsion i arsyeshëm, si për Shqipërinë, ashtu edhe për Greqinë”.

“Si pjesë e elitës kulturore dhe akademike shqiptare, të mbështetur edhe nga shumë intelektualë të shquar në mbarë botën, ne besojmë sinqerisht se barra historike e së kaluarës nuk është më e rëndë se shpresat e së ardhmes. Po kështu, sfidat me të cilat ndeshen popujt e Ballkanit sot nuk janë pengesa, por oportunitete. Për popujt e rajonit tonë, koha e sotme përbën një nga ato mundësi të rralla, të cilat Hegeli i quante “momente unike” të historisë. Dhe e veçanta më e madhe e këtij momenti për popujt e Ballkanit është se ky mund të jetë fundi i luftërave gjakderdhëse, i fantazmave dhe i historisë së tyre armiqësore. Përpara popujve tanë qëndron një e ardhme e shkëlqyer dhe ne s’duhet ta komprometojmë atë”, përfundon letra e anëtarëve të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave.


View the original article here

TemA TV/ PD: Topi po përdoret si patericë e Ramës, mosmirënjohje ndaj nesh që e zgjodhëm president (VIDEO)

silviPartia Demokratike ka reaguar për bashkëpunimin PS- FRD për zgjedhjet e Bashkisë së Korçës.

Zëdhënësja Silvi Bardhi ka thënë se Bamir Topi po tregohet mosmirënjohës ndaj PD-së, e cila e zgjodhi atë president.

“Dje, e frikësuar nga mbështetja e fuqishme e qytetarisë korçare për kandidatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, zotin Sotiraq Stratobërdha, Partia Socialiste hodhi në lojë aleancën me ish-presidentin Bamir Topi, të cilin e kishte mbajtur rezervë dhe të pashpallur publikisht deri dje. Në shkëmbim, siç njoftohet gjerësisht në mediat e sotme, kryeministri Rama po bën gati thërrimet dhe kockat e mbetura nga gostia e klaneve dhe kioskave socialiste për të shpërblyer shërbimet e paskrupullta. Partia Demokratike shpreh sërish keqardhjen e saj për katandisjen në këtë shkallë të ish– Presidentit të Republikës, i cili u ngjit në postin më të lartë të shtetit me votat e kësaj partie, dhe sot e ka bërë veten të përdoret si patericë lokale e Partisë Socialiste. FRD u krijua si opozitë e qeverisë së Partisë Demokratike, por nuk rezistoi asnjë ditë në opozitë me Partinë Socialiste. Ky është një moment qartësie për çdo zgjedhës që mund të ketë pasur ndonjë iluzion apo të jetë mashtruar nga pseudodjathtizmi i saj”, tha Bardhi.

“Partia Demokratike është e përqendruar në komunikimin me qytetarët, dhe qytetarët për ne janë të parët, qytetarët e Korçës dhe kudo në Shqipëri. Prandaj ne kemi si kandidat një qytetar të mirë si z.Stratobërdha, i cili me vizionin dhe programin që ka për t’i shërbyer Korçës, e bën dukshëm diferencën me kandidatin e PS. Partia Demokratike i sheh zgjedhjet në Korçë si një mundësi për të sjellë në Bashkinë e Korçës projektin më të mirë për t’u shërbyer qytetarëve, dhe nuk i sheh ato si një rast për të gatuar prapaskena politike, apo për të shpërblyer klane të ndryshme me tortën e pushtetit. Ndërsa Edi Rama e sheh votimin e ditës së diel si një mundësi për të rregulluar punët në Tiranë, Partia Demokratike ka një projekt për qytetarët e Korçës, ka një kandidat qytetar që kërkon dhe është gati t’u shërbejë korçarëve”, përfundoi ajo.


View the original article here

Vuçiç dhe Vulin ftojnë serbët: Dilni në votime që të kthejmë Kosovën nën Serbi

vucicZëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministri pa portofol, Aleksandër Vulin, përgjegjës për Kosovën, kanë mbërritur në Graçanicë.

Ata i kanë këshilluar serbët që të tregohen të zgjuar dhe të dalin në votime për të mbështetur Iniciativën Qytetare Srpska.

Ata u bënë thirrje serbëve që të dalin në votime për të kthyer Kosovën nën sovranitetin e plotë të Serbisë.

“Nga bashkësia ndërkombëtare më thanë që të mos e them se për kë duhet të votoni. Mirëpo, e shihni ku jam, e shihni në cilin miting marr pjesë dhe kë e përkrahi. Kur munden Erdogan dhe Rama të vijnë, mundem edhe unë. Provoni të më arrestoni, ndoshta mundeni e ndoshta jo, por ne të vërtetën do ta themi”, ka deklaruar Vuçiç./ep


View the original article here

Ç’ndodh nëse në dyqan hyn një njeri me këtë uniformë? (FOTO)

Një simpatizant i nazizmit hyri në një nga dyqanet e rrjetit ASDA në Britaninë e Madhe, i veshur me uniformën e SS-ve të Adolf Hitlerit.

Personi i veshur si nazist, që po shtynte një karrocë supermarketi ku kishte hipur një fëmijë, u përball me klientët e zemëruar, që i kërkuan atij që të largohej.

Një grua gati që nuk qau, ndërkohë që të tjerët mbetën me gojë hapur.

Menaxheri i dyqanit i tha të largohej.

Paul Dutton është personi që ishte veshur si nazist..

48- vjeçari, që tani është gjysh, thotë se shkon në ASA dy herë në javë dhe është mërzitur se përse ata reaguan në këtë mënyrë ndaj një klienti të rregullt.

Dutton tani shkruan në Twitter, për shkak se llogaria e tij në Facebook është mbyllur për shkak të pikëpamjeve ekstreme.

Policia e ka marrë në pyetje Dutton.

Një zëdhënëse tha: “Po e hetojmë incidentin. Nuk mund të themi nëse do të trajtohet si krim, përsa kohë do të hetojmë rrethanat”./ep

1

2

3

4

5


View the original article here

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon