Saturday, August 18, 2012

Terror me armë në mes të kryeqytetit


Terror me armë në mes të kryeqytetit
Edhe pse e gjithë policia e kryeqytetit ishte nëpër rrugë, e përforcuar nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, një përplasje e ashpër me armë ka ndodhur, nga e cila kanë mbetur të plagosur dy persona. 

Shkak për këtë ngjarje të rëndë mendohet se është bërë një femër e martuar, nënë e dy fëmijëve, të cilën e ngacmonte njëra palë dhe e mbronte pala tjetër. Nga të shtënat me automatikë dhe pistoleta kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërkohë që janë terrorizuar të gjithë banorët e zonës. Policia tha se për krimin ka arrestuar nga një person të secilës palë, dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia për ngjarjen
Ngjarja e rëndë, duke terrorizuar banorët e një lagjeje në kryeqytet ka ndodhur në kohën kur e gjithë policia ndodhej në rrugë, pasi kishin përgatitur një plan masash, me qëllim parandalimin e krimit të rrugës, shoqërimin e personave të dyshuar dhe kapjen e të shpallurve në kërkim. Por, policia, e cila e kishte kthyer Tiranën në një “shtetrrethim”, nuk ka mundur të parandalojë konfliktin e armatosur, që sipas të dhënave zyrtare, ka qenë i çastit. Në lidhje me këtë ngjarje, policia e kryeqytetit deklaroi zyrtarisht se, Seksioni Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit ka filluar procedimin penal ndaj katër personave, dy prej të cilëve janë arrestuar, por dy të tjerë, me gjithë rrethimin e policisë, kanë mundur t’i shpëtojnë prangosjes. Sipas të dhënave, në pranga kanë përfunduar Aldi Haki Horanlli, 29 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë dhe Eduard Osman Omeri, 40 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë”, i cili ndodhet në spital, pasi rezulton i plagosur me armë zjarri. Ndërkaq, po sipas policisë u shpallën në kërkim vëllai i 29-vjeçarit, Kristo Horanlli, 25 vjeç dhe shoku i 40-vjeçarit, Fatmir Fejzo Garuja, 43 vjeç, banues në fshatin Sauk. Nga informacioni i grupit hetimor mësohet se këta persona, rreth orës 23:45 të së enjtes, në vendin e quajtur Lagjja e Re, pranë Kopshtit Botanik, pas një konflikti të çastit të dy vëllezërve me Eduard Omerin dhe Fatmir Garujën, ata janë qëlluar mes njëri-tjetrit. Për pasojë është plagosur Eduard Omeri, i cili gjendet i shtruar në Spitalin Ushtarak, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, plagë mendohet se ka marrë edhe Garuja, shok i të plagosurit tjetër, por që kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërkohë që dy vëllezërit kanë shpëtuar paq.

Familja dhe banorët


Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, të shtënat me armë kanë zgjatur disa minuta. Veç plagosjes së të lartpërmendurve, plumbat kanë shkatërruar dy automjete të parkuara dhe xhamat e disa bizneseve. Madje, gjatë shkëmbimit të zjarrit plumbat kanë depërtuar dhe në katet e dyta të banimit. Banorët tregojnë se janë detyruar të shtrihen në dysheme nga frika e plumbave, duke dalë vetëm në momentin që kanë dëgjuar sirenat e policisë. Një banor tregon se kishte fëmijën pranë dritares, kur plasën krismat dhe ka përjetuar tmerr. Ndërsa të tjerët shpjegojnë sesi u janë dëmtuar bizneset nga plumbat, duke hedhur fajin tek siguria në rrugë. Nëna e dy të arrestuarve për plagosjen shpjegon motivin e sherrit dhe sipas saj, Aldo qëlloi për vetëmbrojtje. “Djali iku me makinë të merrte ilaçet dhe ata e qëlluan në makinë. Ai mori armën për vetëmbrojte dhe qëlloi karshi tyre. Janë kamerat e sigurisë që e tregojnë. Një djalë me autorët ngacmonte një mbesën tonë dhe si përfundim, djemtë tanë nuk deshën se ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Pastaj ky u inatos. Pinë e pinë në klub, e pastaj erdhën bënë hatanë këtu. Vajza është 28 vjeçe, ky është 25”, rrëfen për mediat Xhemile Horanlli. Nga ana tjetër, familjarët e dy vëllezërve kanë pretenduar se në konflikt ka qenë edhe një djalë i ri, veç dy të identifikuarve, i cili nuk është deklaruar nga policia si i shoqëruar, i arrestuar, apo i shpallur në kërkim. Sipas familjes së dy vëllezërve, në vendngjarje ka qenë i pranishëm një person i identifikuar si Adrian Myrtaj, i cili është i riu që ka ngacmuar 28-vjeçaren. I dyshuari mendohet se është personi që ka qëlluar mbi Kriston, vëllai i shpallur në kërkim nga policia për plagosjen e të arrestuarit, Eduard Omeri

No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon