Tuesday, August 14, 2012

Kastro Zizo: Aventura ime e re si kuzhinier, ja VIP-at që do shijojnë pjatat e mia në festën e “Birra Korça”

Një sport i ri jete për Klevis Begën (Kastro) është pikërisht gatimi. Në ditët e festës së “Birra Korça” ai do të shfaqet si kuzhinier, ku do të përgatisë pjata spciale për personazhe të njohur VIP, mes të cilëve Ardit Gjebrea dhe Pirro Çako. Në këtë intervistë tregon për eksperiencën e re me alkool, që në këtë rast do t’i shërbejë edhe si terapi pas problemeve të përfolura në çift me Erletën.
Në ditët e festës se “Birra Korça” në qytetin e Korçës, një stendë do të mbajë emrin tënd. Çfarë do jetë kjo stendë VIP e juaja?
Kjo stendë VIP do të jetë një risi në këtë festë të bukur të përvitshme, që bëhet në Korçë. Stenda ka një emër dhe quhet “KASTRONOMIA MUSICFOOD” dhe, në logjikën tonë, ne ushqimin e servirim duke kërcyer dhe duke kërcyer ai shkon “pelltuuuf” në stomak me shijen më të mirë. Mund të them se do të jetë shumë ndryshe nga stendat e tjera, pasi do të sjellë një copëz të Amerikës Latine në mes të Korçës, me ushqimet më të mira dhe me birrën më të mirë sigurisht. E gjithë kjo do të shoqërohet nga ritmi i muzikës dhe në një kënd VIP, ku personazhe të njohura do të relaksohen dhe do të jenë më të prekshëm për publikun e thjeshtë. Për herë të parë do të shfaqesh si kuzhinier, po cilët janë VIP-at që do të shijojnë ushqimet e servirura nga Kastro?
Po, unë do të jem një kuzhinier, ndërkohë që si kuzhinier i parë do të jetë shoku im Albani, kuzhinier i vërtetë dhe në jetën e përditshme. Do të jetë bashkudhëtari im në këtë aventurë të re mes ndërthurjes së një biznesi dhe asaj që unë ofroj, pra artit dhe muzikës. Të ftuarit do të jenë të shumtë, duke filluar nga Ardit Gjebrea, Pirro Çako, Gena, Grupi “Kaos” dhe të tjerë nga Kosova.
Po në jetën e përditshme je një kuzhinier i mirë?
Asaj që unë kam në krah, i servir dhe gatuaj çdo gjë në botë, mjafton të gatuash me pasion dhe dashuri, dhe mbase dhe një vezë e thjeshtë del më e mira në botë…
Atëherë mendon se ushqimi ndryshon gjendjen shpirtërore? Për shembull nëse të vjen një person i lënduar, çfarë pjate do i servirësh; Po nëse do të vinte një i dashuruar? Ushqimi është për njeriun një ndër gjërat më të rëndësishme në jetë dhe sigurisht që ndikon në humor apo gjendjen shpirtërore. Mjafton të jap një shembull që shumë persona kur janë të stresuar hanë shumë dhe disa të tjerë si puna ime nuk hanë fare. Unë urrej të gatuaj për veten time për shembull kur jam vetëm, dhe gatuaj me dashurinë më të madhe në jetë për njeriun e zemrës sime. Për pyetjen që më bëni nëse më vjen një person i lënduar, unë do të anoja te një ushqim pikant dhe për një person të dashuruar, ose me saktë për personin tim që është e dashuruar me mua, do të gatuaja edhe dorën time nëse do të ishte e nevojshme (qesh). Shaka kjo, por thjesht jam duke thënë që për personin e dashuruar dhe timin unë gatuaj vetëm JETË.
Ndërsa këto ditë festohet me birrë, ti në çfarë marrëdhenieje je tashmë me alkoolin, dashurie apo urrejtjeje?
Të tregohem i sinqertë deri në fund, gjithë këto vite kam qenë në një luhatje të vazhdueshme midis lënies, ose më saktë pseudolënies së alkoolit dhe vazhdimësisë së tij. Për momentin m’u bënë më shumë se tri javë që nuk kam vënë alkool në gojë. Dhe kjo jo vetëm më shkakton probleme me shëndetin , por filloi të më shkaktonte probleme me njerëzit e mi më të dashur. Dhe ndaj ishte momenti i duhur që unë t’i thosha “jo më!” alkoolit, dhe me këtë kam parasysh që ndonjë natë sigurisht që pihet ndonjë verë e mirë dhe e vjetër në familje me njerëzit e zemrës, dhe birra “Korça” pa dyshim.
Por meqë po thua se alkooli të ka hapur problem me njerëzit e tu më të dashur, si do ta përkufizoje marrëdhënien me Erletën në këto momente që po flasim? Çfarë po ndodh mes jush?
Po ndodh që ne kemi një fëmijë të mrekullueshëm dhe jemi krenarë e më të lumturit në botë për Nian, princeshën tonë.

No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon