Edhe pse ndoshta kjo mund të tingëllojë çuditshëm, studime të shumta kanë treguar se disa yndyra ndihmojnë në heqjen e kilogramëve dhe se nuk duhet shmangur ato. Ju sjellim pesë ushqime të tilla:
1. Gjedhi i ushqyer me bar
Edhe pse është shtrenjtë, shpaguhet. Studimet tregojnë se gjedhi i ushqyer me bar posedon më shumë acide omega-3, të cilat zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, Pos kësaj, është i pasur me pak kalori.
2. Vaji i ullirit
Përveçse është i pasur me polifenole që mbrojnë nga kanceri, ky vaj posedon yndyrat që forcojnë zemrën. Sipas studimit të fundit, vaji i ullirit është i dobishëm edhe në heqjen e shëndetshme të kilogramëve. Ushqimi i pasur me vaj ulliri sjell sasi më të lartë të adiponektinës sesa vetë dietat e bazuara në karbohidrate apo proteina. Përndryshe, adiponektina është hormon, i cili shkatërron yndyrat në trup.
3. Kokosi
Studimi, në të cilin kishin marrë pjesë shumë nutricistë dhe mjekë të njohur, ka vërtetuar se vaji i kokosit zvogëlon mbipeshën në hapësirën e stomakut. Gjysma e pjesëmarrësve në hulumtim për kishin konsumuar dy lugë vaj kokosi derisa gjysma tjetër kishte marrë vaj të sojës. Edhe pse pjesëmarrësit nga të dyja grupet kishin humbur në peshë, ata që kishin konsumuar vaj kokosi kishin pësuar shkrirje të kënaqshme të dhjamit përreth belit.
4. Çokollata e zezë
Hulumtimet tregojnë se ata që dy orë para shujtës kishin konsumuar çokollatën e errët 17% më pak kishin konsumuar kalori, në krahasim me ata që kishin konsumuar çokollatën me qumësht. Arsyeja? Çokollata e zezë qëndron më gjatë në sistemin tretës, prandaj edhe krijon ndjenjën e të qenit ngopur.
5. Gjalpi prej bademit
Studimi, i kryer nga “International Journal of Obesity and Related Metabolic Disorders”, ka zbuluar rezultate të pabesueshme. Pjesëmarrësit ishin ndarë në dy grupe, njëri kishte aplikuar dietën me pak yndyrë (18%), derisa tjetri ishte në dietë me yndyra mesatare (39%). Për habi, grupi i dytë kishte humbur më shumë në peshë në krahasim me të parin, megjithëse të dy grupet kishin konsumuar numrin e njëjtë të kalorive. E, që gjithçka të jetë më mirë, grupi i dytë kishte arritur një zvogëlim të belit për 50 %.
No comments:
Post a Comment