Romë, 14 gusht 2012, NOA- Një 38-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Policia ka prangosur A. Gjonin pasi prej dy vitesh ai ka kërcënuar dhe dhunuar jo vetëm bashkëshorten e tij, por edhe vjehrrin dhe kunatën, që vinin në mbrojtje të gruas, vepra këto që kryheshin nga shqiptari në të shumtën e rasteve edhe në prani të fëmijëve, raporton noa.al.
Gjoni, i cili jetonte me familjen e tij prej disa vitesh në Sant’ Omero në Itali ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe e kërcënonte atë, madje edhe duke i vënë thikën në kokë dhe duke e rrahuar barbarisht në sy të vajzave.
Si pasojë e kësaj dhune, gruaja është drejtuar në urgjencën e spitalit ku dhe ka marrë ndihmën mjekësore për shërbimin e plagëve.
Pjesë e dhunës së tij ishin edhe vjehrri 60-vjeçar dhe kunata 29-vjeçare të cilët dilnin në mbrojtje të gruas së punëtorit shqiptar.
Përgjatë gjithë kësaj kohe gruaja ka mbajtur të fshehtë dhunën që bashkëshorti ushtronte ndaj saj, por vendosi të tregonte gjithçka në polici.
Pas rrëfimit uniformat blu kanë vënë në pranga 38-vjeçarin shqiptar, i cili akuzohet për keqtrajtime në familje, kërcënime dhe dhunim ndaj personit.
No comments:
Post a Comment