Është e paimagjinueshme ajo që bëri një nën (nëse mund ta quajmë nënë) në Tajlandë.
E pabesueshme “kujtoi” se dy djemtë e saj, 1 dhe 5-vjeç përkatësisht, ishin derra, i vrau, i gatoi dhe në vijim i hëngri!
Gruaja në fjalë, është anëtare e racës Mousouri dhe jeton në Tajlandën veriore, kështu shkruan Bangkok Post. Kur u denoncua, policia hyri me dhunë në shtëpinë e saj dhe e gjeti gruan duke fjetur, por pranë saj policia zbuloi gjithashtu pjesë nga trupat e coptuar të djemve të saj.
Pas hetimit ë çështjes, rezultoi se gruaja që nga viti 2007 ishte kuruar në spitalin psikiatrik dhe se konsiderohej e rrezikshme, por me kurën që i kishin dhënë mjekët, ajo mund të qarkullonte.
Ndërkohë ajo dy muajt e fundit nuk i kishte marrë ilaçet.
Konkretisht, mjekët pohuan se ajo kishte halucinacione dhe në çdo moment mendonte se dikush donte t’i bënte keq.
Fatkeqësisht, të keqen e bëri ajo dhe mbi dy shpirtrat e pafajshëm, dy djemtë e saj.
No comments:
Post a Comment