Gjashtë zyrtarë të skuadrës katalane kanë ardhur për negociata në kryeqytet Përfaqësues të klubit të mirënjohur spanjoll, Barcelona ndodhen në Tiranë për të gjetur akordin për zhvillimin e një miqësoreje në Shqipëri, në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë. Gjashtë zyrtarë të skuadrës katalane, mes të cilëve drejtori teknik, shefi i zyrës së shtypit apo edhe menaxheri i yllit argjentinas, Lionel Mesi u priten në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Më pas, ata do të vëzhgojnë nga afër stadiumin “Qemal Stafa”, i cili do të jetë impianti ku pritet të zhvillohet miqësorja e luksit, e cila do të shndërrohet në një festë futbolli për të gjithë vendin. Për momentin është e konfirmuar miqësorja ndërmjet Flamurtarit dhe Seviljas, që do të luhet më 9 shtator në impiantin më të madh në vend, ndërsa mbeten ende për t’u mësuar detajet e zbarkimit të Barcelonës.
Gjithçka pritet të mësohet në orët në vazhdim, në një konferencë për shtyp të drejtuesve të klubit të Barçës, ndërsa paraprakisht përflitet se miqësorja mund të zhvillohet kundër një ekipi miks me futbollistë shqiptar, ose përballë një skuadre të veçantë, ku alternativa janë Tirana, Vllaznia, Flamurtari, apo Skënderbeu.
No comments:
Post a Comment