Gerardo Martino thotë se nuk është e drejtë të krahasosh Barcelonën e tashme me skuadrat e mëparshme, pasi mendon se ekipi i drejtuar nga Pep Guardiola në vitin 2010/11, pa dyshim ishte ekipi më i mirë që ai ka parë ndonjëherë.
“Shpresoj të gjejmë formën më të mirë së shpejti, por ne jo gjithmonë duhet ta krahasojmë veten me ekipet e Barçës në të kaluarën.
Si trajner sigurisht se do të doja të jem më afër formës që Barça kishte dy vite më parë nën drejtimin e Guardiolas. Ai ishte ekipi më i mirë në historinë e futbollit.
Megjithatë, nuk mund të ketë një ekip më të mirë në histori të futbollit çdo vit”, ka thënë Martino.
No comments:
Post a Comment