Tuesday, August 14, 2012

Pse u arrestua në të vërtetë, pronarja e Pasha Holiday në Tiranë?

Nga Sektori Kundër Krimit Ekonomik Financiar në Policisë e kryeqytetit, sot është bërë ndalimi i 27 vjeçares Marselinda Shaqir Kortoçi. Kjo është pronarja e agjencisë turistike “Pasha Holiday” dhe është pikërisht femra që shkaktoi katrahurën e ditëve të fundit me një “lumë” turistësh që kishin ëndërruar pushimet e këtij viti, t’i bënin në Egjipt.

Por pse në të vërtetë u arrestua tropojania Kortoçi.

Një burim zyrtar nga drejtoria e policisë Tiranë, konfirmon se Kortoçi 27 vjeçe, banuese në Tiranë, me arsim të lartë, e padënuar, u arrestua sot për arsye se u ka marrë personave të ndryshëm shuma të konsiderueshme për t’i çuar për pushime verore në Sharm El Shaik Egjipt ndërkohë që këto shtetas nuk janë nisur për pushime pasi kjo agjenci pretendon se ka falimentuar.

Pikërisht kjo është akuza që rëndon mbi 27 vjeçaren. Zyrtarisht policia tha se materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të saj iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të Mashtrimit, Fshehje të të ardhurave, Fshehja e gjendjes së falimentimit, parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 194 të Kodit Penal.

Si nisi

Gjithçka nisi tre ditë më parë kur një nga turistët që kishte shkuar në Sharm el Sheikh më 2 gusht, njoftoi përmes daljeve mediatike se agjencia u kishte deklaruar se kishte falimentuar. Nisur nga ky denoncim publik, të nesërmen policia e Tiranës e shoqëroi në drejtorinë rajonale 27 vjeçaren Marselinda Kortoçi, lindur në Tropojë e banuese në Tiranë (fillimisht policia dha emrin Arselina Kërthoci).

Nga veprimet e para hetimore rezutoi se Kortoçi, nëpërmjet agjencisë së saj ka nisur në datë 02 Gusht 2012, edhe 188 shtetas shqiptarë të tjerë për pushime verore në Sharm El Sheikh në Egjipt kundrejt pagesave të ndryshme që variojnë nga 316 deri 600 euro.

Dhe nga hetimi ka rezultuar se pagesa për këta 188 shtetas ishte bërë nga ana e agjencisë vetëm për 3 ditë, nga 10 ditë që ishte bërë pagesa e paketës all inclusive prej turistëve Ndërsa kthimi i këtyre personave nuk është bërë i mundur nga ana e kësaj agjencie por është bërë nga vetë personat kundrejt shumës prej 250 euro për person tek kompania ajrore “Bell Air” e cila ka bërë të mundur kthimin e turistëve. Turistët pohuan se kishin parapaguar tek agjencia paketa turistike që përfshinin udhëtimin vajtje-ardhje me avion, transferuat drejt hotelit dhe qëndrimin me shërbim të plotë në hotel

No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon