Uniformat blu të qytetit bregdetar kanë arrestuar 49 vjeçarin, Mustafa Kaz lindur në Bullgari e banues në Turqi, 48-vjeçarin Musli Rexhepi lindur e banues në Kosovë, punonjës policie në Kosovë, si dhe 21-vjeçari Ozan Çakir, lindur e banues në Turqi, pasi të tre këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndihmuar persona të tjerë për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, raporton noa.al.
Policia gjithashtu informon se ka filluar procedimin penal në gjendje të lirë edhe për 42-vjeçaren me inicialet F. A, lindur e banuese në Turqi, pasi akuzohet për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave.
“Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi për arsye se shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar të Portit Detar Durrës konstatuan tentativën për kalim kufiri me dokumente të falsifikuara të 3 shtetasve: Ozan Çakir, nënës së tij F. A si dhe motrës së tij 13-vjeçare. Këta shtetas paraqitën para kontrollorëve të Policisë Kufitare 3 pasaporta bullgare të falsifikuara (ndërrim i faqes së parë që përmban gjeneralitetet e personit), me të cilat synonin të udhëtonin në drejtim të Italisë”, thekson në deklaratën e saj policia e Durrësit.
Nga hetimi i rastit rezultoi se këta shtetas ishin ndihmuar për të kaluar kufirin nga shtetasit Mustafa Kaz dhe Muslia Rexhepi, ndërkohë që ky i fundit kryente edhe transportimin e tyre me automjetin e tij tip Voslvagen Golf.
Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi 3 pasaportat personale (të rregullta) të shtetasve që do të udhëtonin drejt Italisë.Lidhur me rastin në fjalë u kryen veprimet e nevojshme proceduriale; u bë sekuestrimi i pasaportave të falsifikuara dhe pasaportave personale të shtetasve në fjalë.
Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




No comments:
Post a Comment