Shqipëria humbi takimin e djehsëm përballë kombëtares së Zvicrës me rezultatin 2-0 por kjo ishte diçka e parashikueshme duke parë cilsitë që mbart skuadra helvete, pavarësisht se kuqezinjtë kishin me vete mijëra tifozë shqiptarë si kurrë më parë.
Akuzat dhe kundërakuzat ndaj futbollistëve shqiptarë të Zvicrës mbushën faqet e shtypit në ditët e fundit, pa harruar edhe rrjetet sociale, por ajo çfarë duhet të na irritojë dhe të na mërzisë më shumë, sidomos në këtë jubilar për Shqipërinë (100 Vjetori i Pavarësisë) është uniforma me të cilën u paraqit në fushë Kombëtarja jonë.
Fanellë e bardhë me shirita blu në krah, njësoj si ajo e kombëtares greke, ishte uniforma e kuqezinjëve dje në “SwissSpor Arena”. Asnjëherë nuk e kishim parë Shqipërinë të zbriste në fushën e blertë të lojës pa asnjë prej simboleve kombëtare: as ngjyrë e kuqe e as ngjyrë e zezë.
Aludimet mund të jenë të shumta (bluja-ngjyra e partisë në pushtet në Shqipëri) por kurrësesi nuk mund të tolerohet një gjest i tillë: i ulët e poshtërues.
Albeu.com ju servir disa foto, të cilat tregojnë qartë ngjashmërinë e madhe mes uniformës së Shqipërisë dhe asaj të Greqisë.
No comments:
Post a Comment