Wednesday, September 12, 2012

10 Piratet Me Te Famshem Te Internetit.

Askush nuk dëshiron që t’i shohin dokumentet personale në kompjuter, dhe aq më pak kompanitë e mëdha nuk duan që dikush t’i prekë sistemin qendror. Këta njerëz kanë jetuar vetëm duke bërë këtë profesion, piraterinë në internet. Profesioni i tyre ka qenë shumë më i ndërlikuar se marrja e këngëve apo disa filmave pa paguar të drejtat e autorit. Ata kanë krijuar krimba dhe viruse që kanë hyrë në sistemin e Departamentit të Mbrojtjes në SHBA, në atë të NASA-s dhe në shumë laboratorë kërkimesh për armët bërthamore. Më i kërkuari prej tyre dikur ishte Kevin Mitnick. Në vitet ’90 ai grabiste sekrete korporatash, ndërhynte në rrjete telefonikë dhe në sistemin e alarmit të mbrojtjes kombëtare, duke shkaktuar dëme në miliona dollarë. I dënuar me 6 vite burg ai sot është një person i ri, pasi punon si këshillues kompjuterësh, është autor dhe folës. Adriano Lamo është një tjetër prej tyre. Krimet e tij përfshijnë kompani si “Yahoo!”, “Microsoft”, “Ameritech”, “Cingular”, “Aol Time Warner”, Banka Amerikane, “Citigroup”, “McDonald’s” dhe “Sun Microsystems”, një listë që e gjen vetëm tek kompanitë më të mëdha të listuar në “Forbes”. Për fatin e tij asnjëra prej tyre nuk e denoncoi, dhe u dënuan në 6 muaj arrest në shtëpinë e prindërve. Sot është një gazetar dhe folës, fitues i shumë çmimeve “Awards”. Edhe pse dënimi që meritonte ishte 10 vite burg, për shkak se ishte i mitur u dënua me 6 muaj. Iu kërkua gjithashtu t’i dërgojë letra ku i kërkonte falje NASA-s dhe “DoD”-it. Mes të dënuarve të operacionit “Web Snare” ishin Mark Pentrack, i cili ofronte pjesë makinash, avionësh dhe artikujt të tjerë për shitje, të cilat nuk ishin të tijat. Jonathan James është “pirati” më i vogël, vetëm 16-vjeç dhe duket sikur ka dalë nga skenat e “Matrix”. NASA thotë se ka grabitur softuerë me vlerë prej 1.7 milionë dollarësh.


1. Kevin Mitnick (dënohet në vitet ‘90)

Kevin Mitnick ishte dikur pirati më i kërkuar i kompjuterëve në botë. Ai grabiti sekrete të korporatave, ngatërroi rrjete telefonikë dhe hyri në sistemin e mbrojtjes kombëtare, e cila shkaktoi miliona dollarë dëme. Kaloi 6 vite në burg në izolim për krimet e famshme. Ato ditë janë harruar, tani është konsulent kompjuterësh dhe folës i njohur.

2. Adriano Lamo (i dënuar në 2004)
Adriano Lamo pranoi shumë krime kompjuterësh drejt kompanive të tilla si “Yahoo!”, “Microsoft”, “Ameritech”, “Cingular”, “AOL Time Warner”, Banka Amerikane, “Citigroup” e shumë të tjera, por njihet më shumë për hyrjen në sistemin kompjuterik të “The New York Times”. Në vitin 2004 iu dorëzua FBI-së dhe u dënua 6 muaj burg në shtëpinë e prindërve. Tani është gazetar dhe folës i njohur.



3. Jonathan James (i dënuar në 2000)
Jonathan James ishte i pari i mitur, në moshën 16-vjeçare, që u burgos për krime kompjuterësh në SHBA. Shënjestrat ishin NASA dhe Departamenti i Mbrojtjes. NASA pohon se grabiti softuer me vlerë 1.7 milionë dollarësh. Më pas ai pranoi se kishte instaluar një “sniffer” në sistemin e tyre, gjë që e lejonte të shihte mesazhet e tyre.
4. Operation Web Snare (2004)
Operacioni “Web Snare” është operacioni më i madh dhe i suksesshëm i zbatimit të ligjit në lidhje me mashtrimet në rrjetin kompjuterik. Operacioni përfshiu më shumë se 150 hetime krimesh “on-line”, pirateri interneti, shitje softuerësh dhe vjedhje identiteti. 870 mijë viktima humbën 210 milionë dollarë nga krime të tilla.
5. Ivory D. Dickerson (i dënuar në 2007)
Ivory Dickerson u arrestua për piraterinë në kompjuterat e adoleshenteve. Ai hynte në kompjuterat e tyre, shkruante fjalë në adresat në “MySpace” dhe u kërkonte imazhe fotografike. Më pas i kërcënonte t’i lëndonte pjesëtarët e familjes. Ai u dënua me 110 vite burg.
6. Max Ray Butler (i dënuar në 2001)
I njohur si Max Vision, Butlet ishte një specialist i talentuar kompjuterësh, i cili drejtonte një kompani sigurimesh. Shkoi në burg se krijoi një krimb interneti që hynte në sistemet e “McChord Air Force Base”, “NASA Marshall Space Flight Center”, laboratoret kombëtare dhe sistemeve të Departamentit të Mbrojtjes.
7. Nahshon Even-Chaim (i dënuar në 1993)
Nahshon Even-Chaim, i përkiste një elite piratësh kompjuterësh të njohur si “The Realm”. Ai ishte pirati më i madh i kompjuterëve i dënuar në Australi. Shënjestrat ishin rrjetet e kërkimeve të armëve bërthamore dhe NASA. Ishte kaq i aftë sa viktimat nuk e kuptuan se po spiunoheshin derisa panë provat.
8. Vasiliy Gorshikov dhe Alexey Ivanov (të dënuar në 2001)
Pas një operacioni të FBI-së, Vasiliy dhe Alexey nga Rusia u arrestuan për 20 shkelje piraterie, mashtrim dhe komplot. Ata u dënuan për grabitje të 50 mijë kartave të kreditit të bankave amerikane, kompanive shitjesh në internet. Gorshikov u dënua me tre vite burg dhe pagoi 690 mijë dollarë.
9.Jeanson James Ancheta (i dënuar në vitin 2006)
Jeanson James Ancheta nga Kalifornia mban 17 akuza komploti për 14 muaj pirateri kompjuterike, e cila filloi në qershor, 2004. Ai u shpall fajtor pasi mori kontrollin e qindra mijërave kompjuterëve. Ai daunlodoi në fshehtësi “Spy ware/Ad ware” në më shumë se 400 mijë kompjutera të infektuar, përfshirë dhe Divizionin e Armëve në Kaliforni.
10. Markus Hess (i dënuar në vitin 1990)
Pasi u rekrutua nga KGB-ja si një spiun ndërkombëtar për të siguruar informacion ushtarak amerikan për sovjetikët, Markus Hess, një qytetar gjerman, sulmoi 400 kompjutera ushtarak. Ai u dënua me tre vite burg kur doli fajtor për spiunazh, por u lirua me kusht. Tani punon për një kompani kompjuterësh në Gjermani.



No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Blog Archive

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon