Shijet muzikore i kanë kushtuar jetën një adoleshenti nga Bathorja. Mësohet se Napolon Mustafa është qëlluar katër herë më thikë nga shoferi i autobusit, Mirush Ajazi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në autobusin e linjës Tiranë- Kamëz.
Sipas dëshmitarëve okularë, Mustafa bashkë me dy të rinj të tjerë, i kanë kërkuar shoferit të autobusit që të ndërrojë muzikën popullore në sfond, ose ta ulte zërin. Shoferi nuk e ka pranuar kërkesën e të rinjve dhe ata kanë nisur që të ofendojnë njëri- tjetrin. Në stacionin që ndodhet pranë Universitetit Bujqësor, ata kanë nisur të përleshen. Në përleshje e sipër Ajazi ka nxjerrë një thikë nga kroskoti dhe e ka qëlluar Mustafën katër herë, duke e lënë të vdekur.
Të dy personat, viktima dhe autori, jetonin në Bathore.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë.
No comments:
Post a Comment