Në ndeshjen Zvicër – Shqipëri, ku luanin në të dy ekipet shqiptarë, interesi në mbarë botën shqiptare ishte më i larti i viteve të fundit!Madje euforizmi i shqiptareve për një fitore të “sigurt” ndaj Zvicrës të inkurajuar pas fitores së merituar që arriti kombëtarja shqiptare me Qipron, me rezultatin e thellë 3-1, ngriti shumë lartë pretendimet e tifozërisë…
Por, nga ana tjetër citon alb-observer.com, ishin dhe lojtarët shqiptarë të cilët luajnë me kombëtaren zvicerane të cilët si para ndeshjes, po ashtë dhe pas saj, kurrë nuk devijuan dëshirës dhe atdhedashurisë së tyre.
Madje, kur lojtari i talentuar Xherdan Shaqiri shënoi gol në portën e kuqezinjve, në shenjë respekti uli kokën dhe nuk e festoi golin, ndërkohë kamera fokuson familjen dhe të atin e tij, i cili nuk lëvizi nga vendi aspak, madje shprehu dhe një pikëllim për këtë gol, pasi, si për të birin po ashtu dhe për të, zemra e tyre rrihte Shqip!
No comments:
Post a Comment