




Në pamje të parë duket një skenë dramatike nga ndonjë film fantastiko-shkencor. Por kjo gropë gjigande e zjarrtë në zemër të shkretëtirës Karakum nuk është aspak një pasojë e ndonjë sulmi në tokë, nga jashtë hapësirës. Por është një krater i bërë nga gjeologët rreth 40 vite më parë dhe flaka në të vazhdon të digjet që prej atëherë.
Kjo është Derëeze në Turkmenistan, apo sic e quajnë vendasit “Porta e Ferrit”.
Gjeologët rusë ishin duke gërmuar në zonë në 1971 dhe ndeshën në zonën e mbushur me gaz natyral. Por toka përreth dhe nën gërmim u shemb duke lënë një gropë me gaz natyral, me diametër prej 70 metra.
Duke pasur frikën se mund të ishte një gaz helmues, skuadra vendosi ta digjetë atë. U shpresua që brenda pak ditësh flaka do të shuhej, por ende gazi vazhdon të digjet. Ndricimi nga flaka përhapet me kilometra të tërë përreth Derëeze, një fshat me popullsi prej rreth 350 banorë. Zona është rreth 260 kilometra në veri të Ashgabat, kryeqytetit të Turkmenistan.



No comments:
Post a Comment