Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministri pa portofol, Aleksandër Vulin, përgjegjës për Kosovën, kanë mbërritur në Graçanicë.
Ata i kanë këshilluar serbët që të tregohen të zgjuar dhe të dalin në votime për të mbështetur Iniciativën Qytetare Srpska.
Ata u bënë thirrje serbëve që të dalin në votime për të kthyer Kosovën nën sovranitetin e plotë të Serbisë.
“Nga bashkësia ndërkombëtare më thanë që të mos e them se për kë duhet të votoni. Mirëpo, e shihni ku jam, e shihni në cilin miting marr pjesë dhe kë e përkrahi. Kur munden Erdogan dhe Rama të vijnë, mundem edhe unë. Provoni të më arrestoni, ndoshta mundeni e ndoshta jo, por ne të vërtetën do ta themi”, ka deklaruar Vuçiç./ep
No comments:
Post a Comment