Kanë përfunduar në kohë rekord analizat për praninë e pesticidit spiroxamine mbi mostrat e kastravecëve të marra direkt nga vendi i origjinës, pra në serat e kompanisë së cilës i është ndaluar sasia e produktit në pikën kufitare të Hani të Hotit (Mali i Zi).
Nga analizat rezulton se në kastravecët e kompanisë në fjalë ka gjurmë spiroxaminë në nivele të pranueshme. Rezulton se spiroxamina e gjendur është poshtë nivelit maksimal të lejuar nga BE, që do të thotë poshtë nivelit 0.05 miligram për kg, që është norma e gjurmimit me standardet e BE dhe më poshtë se kjo shifër, nuk regjistron aparatura.
Ndërkohë, SHBA dhe Britania e Madhe kanë të përcaktuar në mënyrë fikse, nivelin e spiroxaminës, që duhet të jetë në masën 0.1 mg për kg.
Analizat u kryen nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, (institucion në varësi nga Ministria e Bujqësisë), si e vetmja qendër reference në vend, e certifikuar dhe akredituar ndërkombëtarisht për disa analiza laboratorike.
No comments:
Post a Comment