Frenk Riberi beson se nëse Franca dështon të kualifikohet për Kupën Botërore të vitit të ardhshëm, kjo do të ishte “tmerr”.
Të zgjedhurit e trajnerit Didier Deschamp përfunduan të dytët në grupin I kualifikues për Botërorin 2014 prapa Spanjës dhe në play-off do të përballen me Ukrainën.
“Thjesht nuk mund ta imagjinoj Francën të mos luajë në Kupën Botërore. Do të ishte tmerr për ne, për secilin, për gjithë Francën.
Ne duhet të luajmë siç luajmë gjithmonë, të mos kemi frikë dhe të mos stresohemi”, ka thënë Ribery për SID.
Ndeshja e parë e play-offit do të zhvillohet më 15 nëntor në Ukrainë, ndërsa ajo e kthimit katër ditë më pas në Francë.
No comments:
Post a Comment