Ish- kryeministri Sali Berisha, në postimin e radhës në Facebook, e akuzon kryeministrin Edi Rama se ka hequr sistemin dixhital nga salla e mbledhjeve të qeverisë nga frika e përgjimit.
“Të dashur miq, obsesiv (dyshues) deri në frike ekstreme, Piktori dështak hoqi nga salla sistemin dixhital të rendit të ditës të mbledhjeve të qeverisë, i cili ka kushtuar 1 milion $ dhe që i kursente shtetit dhjetëra tonelata letër dhe mjete të tjera kancelarie. Ky sistem i instaluar tre vjet më parë do të lidhej në vazhdim me të gjitha ministritë dhe agjencitë e tjera dhe shumë shpejt do të bënte të mundur që komunikimi në të gjitha agjencitë të ishte vetëm dixhital për të gjithë administratën dhe të kurseheshin qindra milionë lekë materiale zyrash.
Rama vuan shumë nga obsesionet në tërësi dhe ai i përgjimit në veçanti. Ai nuk hyri në zyrën e tij nga frika e çimkave (përgjuesve) ndonëse dy agjencitë mike që ai thirri pas kontrollit të imtë, certifikuan zyrën si të pastër, pa përgjues. Pavarësisht nga kjo ai shqepi të gjithë parketin dhe suvanë e zyrës para se të futej, por çimka nuk gjeti.
Historia vazhdon, kushërira me të cilën ndan shpirtin e zi të dajë Kolekës, i thotë se përgjimi bëhet edhe nëpërmjet kompjuterit dhe aksesorëve të tij. Kaq u desh dhe u pre fillimisht kablli qendror fibro- optik nga vetë kushërira, si gjoja gabimisht, të nesërmen në darkë u shkulën laptopët dhe aksesoret e tyre. Këtij i thonë ndryshim. Me vrap drejt shkuarës!!!” shkruan Berisha në FB./ep
No comments:
Post a Comment