Saturday, October 13, 2012

Del Bosque i kënaqur me paraqitjen ndaj Bjellorusisë


Vincente Del Bosque është shfaqur shumë i kënaqur me paraqitjen e Spanjës së tij në fitoren 4-0 ndaj Bjellorusisë dhe në vecanti me mënyrën e lojës që nuk e lejuan asnjëherë kundërshtarin të vinte në vështirësi. Një gol i shpejtë i Jordi Alba i hapi rrugën e fitores në Mins kampionëve të Botës dhe Europës që më pas shënuan edhe tre gola të tjerë me të njëjtin autor Pedro. Sic ndodh shpesh Spanja dominoi në mbajtjen e topit dhe mbi këtë kontroll Del Bosque nisi konferencën për shtyp në përfundim të ndeshjes.

“Ne luajtëm mirë dhe kontrolluam takimin. Bjellorusët nuk arritën dot të luajnë në nivelin tonë dhe nuk u ndjenë asnjëherë të qetë në fushë. Ishtë një takim i mirë shumë i kompletuar. Futbollistët patën besim që në fillim, ishin të bashkuar, luajtën me shpirt dhe rikuperuan shumë. Talenti dhe kualiteti i lojtarëve tanë bën pjesën tjetër”.

Më pas Del Bosque foli për Pedron autorin e një tregolëshi, për Sergio Ramos që u zëvendësua në minutën e 70-të dhe për zëvendësimin David Silva – Andres Iniesta.

“Pedro po luan mjaft mirë me klubin e tij. Ai është i freskët, dinamik dhe për ne ka shumë rëndësi agresiviteti i tij në sulm pasi na lejon të qëndrojmë përpara si skuadër. Sergio pati një dhimbje të lehtë dhe pavarësisht se ai nuk dëshironte të largohej menduam që ishte më mirë ta zëvendësonim. Ndërsa david Silva kishte marrë një karton dhe dëshironim të shpërndanim kohën e luajtur midis tij dhe Iniestës”.

Takimi i ardhshëm për Spanjën do të jetë ai përballë Francës më 16 tetor për eleminatoret e Botërorit 2014 dhe Del Bosque nuk i kurseu levdatat për kundërshtarët e radhës.

“Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë pasi Franca ka një skuadër të jashtëzakonshme. Kanë një repart sulmi potent dhe pjesën tjetër me futbollistë shumë cilësor të cilët janë të qetë por shumë të fuqishëm fizikisht”.

Fitorja ndaj Bjellorusisë ishte e 24 radhazi për Spanjën në ndeshjet zyrtare, ndërsa Iker Casillas nuk pëson gol prej 728 minutash që nga goli i sulmuesit Italian Di Natale në Euro 2012.

No comments:

Post a Comment

Label 14

More on this category »

Label 13

Label 3

Shiko me shume »

Click Here

bottom content 1

Label 15

Label 14

Kategoritë

Kategorite

Label 6

Label 5

Shiko me shume »

Label 4

Visitore Online

Video Category

Random Post

Trending Topic

Label 10

Label 9

Label 12

Label 11

Randon Post

Trending Topic

Label 1

Lajme

Label 3

Label 2

bottom content 2

Random Post

Shiko me shume »

Test Footer

Shiko me suhme »

Trending Topik

Popular Post

Recent Post

Random Post

Send Free sms

free

Comments

Sport

Shiko me shume »

Video Category 1

Super Toyota me nje shpejtesi te madhe ,ne te cilen eshte vajza super seksi.Gjate ecjes me shpejtesi te madhe i zberthehet kemisha dhe i del gjoksi jashte.
Ndiqeni videon