Kompania e veshjeve "H&M" ka përdorur disa manekinë argjendi, si një mënyrë të vecantë për të promovuar linjën e re të koleksionit që mban emrin e mesfushorit britanik.
"Ne gjithmonë punojmë me stilistët dhe me personazhet VIP që të marrim më të mirën nga kjo fushatë. Edhe në këtë rast David Beckham është përfshirë shumë, dhe është entuziast për risitë që po ofrojmë" tha një zëdhënëse e kompanisë H&M.
Ndërkohë tifozë të futbollistit britanik dhe turistë që popullojnë cdo ditë New York-un, u mblodhën për të parë nga afër statujat që janë prezente dhe në qytete të tjera si Los Angeles apo San Fransisko.


No comments:
Post a Comment