Nuk e dimë sa e kënaqur është bukuroshja shkodrane Angela Martini që është cilësuar si një nga 20 “vajzat e këqija” të planetit, por kjo tashmë është realitet. Bukuroshja që ka përfaqësuar Shqipërinë në konkurse të ndryshme bukurie, është mjaft provokuese. Ajo është nga ato femra që i çmendin meshkujt, ndaj dhe portali Global Grind, e ka renditur atë në top 20, madje para këngëtares Rihanna.
Ky portal u dha të drejtën lexuesve të tij që të votonin on line për 20 femrat më provokuese në planet. Dhe sigurisht që të gjithë e mbanin mend Martinin, kur u shfaq me një fustan të çarë në anë dhe... pa të brendshme! Eh, nuk harrohen kaq kollaj poza të tilla!



No comments:
Post a Comment