TIRANË-Shtimi i përdorimit të kompjuterit dhe televizorit dhe me kalimin e moshës janë shtuar dhe problemet e syve tek të rriturit. Ndërkohë që disa probleme janë serioze dhe të paparashikueshme disa të tjera mund të parandalohen me mbrojtjen e shëndetit të syve dhe një ushqyerje të shëndetshme. Në një studim të publikuar në “Huffington Post” bëhet e ditur se konsumimi i luteinës, acideve omega -3 dhe likopenit ul me 25 % rrezikun e krijimit të një degjenerimi makular në sy. Specialistët mendojnë se dobitë potenciale nuk kufizohen me kaq.
Ushqyerja e shëndetshme ndikon në të gjithë trupin tone. Produktet e listuara si më poshtë jo vetëm që krijojnë një efekt mbrojtës të syve tuaj por edhe ndikojnë pozitivisht në sistemet tjera të trupit.
Spinaqi dhe lakra e zeze
Spinaqi, lakra e zezë: janë antioksidues që mbrojnë dhe përkujdesen për qelizat e shëndetshme Lutein dhe zeaxanthin. Këta gjenden me shumicë tek zarzavatetet me gjethe jeshile. Mundësojnë një mbrojtje sikur syzet e diellit dhe filtrojnë dallgët e dëmshme bojë-qielli.
Kajsia
Një burim i mirë betakaroteni dhe likopeni. Trupi e shndërron beta karotenin në vitaminën A në trup. Kjo vitaminë i bën lentet e syrit, qelizat dhe indet më rezistente ndaj dëmtimit. Stresi oksidativ (rasti i cilësuar si stres oksidativ krijohet zakonisht në organizmat e gjalla dhe është një risk i cili shtohet me kalimin e një doze të caktuar. Shkaku i këtij rreziku janë molekulat e quajtura si radikale të lira. Stresi oksidativ është një rast serioz dhe i rrezikshëm) mund të shkaktojë degjenerim makular në katarakt ose të dëmtojë gjakun i cili shkon në sy.
Mollë vendi
Specialistët sugjerojnë konsumimin e të paktën 3-4 tasave në ditë. Krahas kësaj është e rëndësishme të konsumohen shumë fruta dhe zarzavate që përmbajnë vitaminën A dhe C. Molla e vendit krijon një efekt pozitiv mbi sytë. Nëse konsumoni një tas me mollë vendi mund të merrni edhe më shumë se nevoja ditore e juaja për vitaminë A. Krahas kësaj karota dhe portokalli ndihmojnë në mbrojtjen e syve tuaj.
Veza
Veza e pasur me zink përmban dhe shumë acide omega -3 dhe luteinë. Trupi ynë i tret më mirë këta antioksidues.

No comments:
Post a Comment