SHKODER- Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Shkodrës. Babë e bir janë qëlluar me breshëri automatiku rreth orës 17:00 në derën spitalit të qytetit të Shkodrës. Si pasojë e të shtënave, ka humbur jetën Frederik Marku 45 vjec dhe është plagosur rëndë djali i tij, Jurgen Marku 22 vjeç.
Policia e mbërritur në vendngjarje, sqaron se shkak për vrasjen mund të jetë bërë një konflikt hasmërie. Policia e qytetit verior saktësoi pak minuta pas ngjarjes se, autorët e krimit iu kanë zënë pritë viktimës dhe djalit të tij, të cilët udhëtonin së bashku në një Fuoristradë me targa të Tiranës 3413T.
Ata kanë qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të dy viktimave, ndërsa policia sqaron se trupat e tyre janë gjetur tek dera e Maternitetit, vendi ku i kanë zënë pritë. Fillimisht u dyshua se babë e bir kishin vdekur në atentat, por 22-vjecari dha shenja jete në reanimacion.
Dyshohet se në vrasjen e tyre janë përfshirë disa persona, të cilët janë larguar nga vendngjarja me motorr, menjëherë pas atentatit. Policia i ka identifikuar ata dhe i ka shpallur në kërkim. Blutë e qytetit të Shkodrës bëjnë me dije se viktima njihet si person me precedent penal.

No comments:
Post a Comment