Në një të ardhme jo të largët, të gjithë do të kenë mundësinë që vetëm me një prekje të telefonit të tyre të kuptojnë nëse ushqimi që konsumojnë është ose jo biologjik.Ky është një zhvillim i ri i iPhone, që sipas përfaqësuesve të projektit mund të realizohet edhe brenda këtij viti, raporton noa.al.
Për momentin projekti është në fazën përgatitore për njohjen e drurit, plastikës së bardhë, etj.
Drejtuesi Vadik Marmeladov shpjegon se mjaftojnë katër sensorë për katër funksione të ndryshme për të pasur “një monitor ambient personal”.
Njëri prej këtyre katër sensorëve është si një sondë e çeliktë që është në gjendje të verifikojë ushqimet biologjike dhe përmbajtjen e kimikateve brenda tyre.
Ndërsa tre sensorët e tjerë në fakt janë për të matur temperaturën dhe lagështinë e ambientit si dhe frekuencën elektro-magnetike.

No comments:
Post a Comment